I njohur si Mbreti i Kokainës”, bosi kolumbian i drogës Pablo Escobar furnizonte më shumë se 80% të tregut amerikan me kokainë, duke u shndërruar në kriminelin më të pasur në histori, me një pasuri të vlerësuar afro 30 miliardë dollarë amerikanë, në vitin 1990. Një vështrim në jetën e tij, përmes fotografive

Screen Shot 2016-09-04 at 16.30.13

Pablo Escobar dhe djali i tij, vitet ’70

Para se bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar të bëhej krimineli më i pasur në histori, ai u rrit si një djalë i klasës së mesme, duke u përpjekur shumë për të siguruar jetesën. Babai i Escobarit kishte qenë gjithmonë një figurë e munguar, duke e lënë nënën e tij që të rriste shtatë fëmijët. Mungesa e nevojave themelore e transformoi Escobarin. Ambicia e tij që në moshë të re, ishte që të bëhej milioner që në moshën 22 vjeç. Ndonëse mbreti famëkeq i drogës vrau me mijëra njerëz, ai mbeti një familjar i përkushtuar, ndaj gruas së tij Maria Victoria Henao dhe dy fëmijëve që të dy kishin, Sebastian Marroquin dhe Manuela Escobar.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.35.20

Fotografi burgu, 1977

Karriera kriminale e Escobarit nisi me mashtrime të vogla rruge, duke shitur cigare kontrabandë dhe bileta false llotarie. Vetëm në 1975, Escobari nisi operacionin e tij të kokainë, duke kontrabanduar sasi të mëdha kokaine në SHBA me avionë. Teksa kërkesa për kokainë u rrit shumë në SHBA, po kjo gjë ndodhi edhe me biznesin e Escobarit. Shumë shpejt ai furnizonte 80% të kokainës në SHBA, duke e transportuar nga toka, ajri dhe deti. Në këtë fotografi të famshme të bërë kur u ndalua nga agjencia e kontrollit e Kolumbisë në Medellin, 1977, Pablo shfaqet duke buzëqeshur.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.38.22

Pablo Escobari dhe karteli i drogës i Medellinit, 1983

Pablo Escobar ka dalë në shkattët e stadiumit bashkë me pjesëtarë të kartelit të tij të drogës, në një ndeshje futbolli. Eshtë thënë se bosi i kokainës ishte financuesi kryesor i Atletiko Nacional, skuadra e Medellin, që fitoi Copa Libertadores në Amerikën Latine në vitin 1989. Një tifoz futbolli që në vegjëli, Escobari gjithashtu ndërtoi shumë fusha futbolli, komplekse sportive dhe sponsorizoi skuadrat e fëmijëve.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.40.41

Robin Hud?!

Ndërkohë që Pablo Escobari shihej si armik nga qeveria e Kolumbisë dhe ajo e SHBA, ai konsiderohej si një lloj Robin Hudi për shumëkënd, pasi shpesh herë shpërndante para për të varfërit, përmes projekteve të strehimit dhe shërbimeve të tjera civile.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.42.45

Me familjen, 1983

Pasi shumë prej njerëzve të Escobarit u arrestuan dhe iu gjetën 38 kg kokainë, mbreti i drogës u përpoq të korruptojë dy gjykatës, që po ngrinin cështjen kundër tij. Më pas ai urdhëroi vrasjen e dy policëve që e arrestuan dhe cështja u mbyll. Kështu nisi rruga e Escobarit, që ose i korruptonte autoritetet, ose i vriste.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.44.12

Intimidimi

Kanosja mbizotëronte në marrëdhënien e Escobarit me qeverinë kolumbiane. Politika e tij brutale, që mori emrin “plata o plomo”, përkthehet “prano paratë ose do të vrasim”. Kjo gjë shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë civilë, policë dhe zyrtarë shtetërorë.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.47.25

Operacioni

I identifikuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në Kolumbi, ai humbi nga sytë gjatë një operacioni të madh SHBA-Kolumbi. Qeveria e SHBA kërkoi ekstradimin e tij, nëse kapej, për t’u përballur me akuza për trafikim në Amerikë.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.48.08

Sulmi në pallatin e drejtësisë

Besohet se Escobari mbështeti sulmin ndaj pallatit të drejtësisë në Kolumbi, i kryer nga guerilas të majtë. Ky sulm rezultoi në vrasjen e gjysmës së gjykatësve. Escobari shkruante në librin e tij se ai pagoi guerilasit e G-19 që të hynin në Pallatin e Drejtësisë për të djegur të gjithë dokumentat e Los Extraditables – grupi i trafikantëve të kokainës që rrezikohej të ekstradoheshin në SHBA, nga qeveria kolumbiane.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.51.06

Vrasja e kandidatit për president

Luis Carlos Galan ishte një kandidat për president shumë i favorizuar, si dhe armik i Escobarit, për shkak të mbështetjes së tij të fortë për marrëveshjen e ekstradimit në SHBA. Galani hipi në skenë përballë 10 mijë njerëzve në Soacha, përpara se të vritej me automatik në 1989. Besohet se autor i Escobari.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.52.04

Vënia e bombës në Avianca 203, viti 1989

Në një atentat të dështuar për të vrarë kandidatin presidencial për në zgjedhjet e 1990, Cesar Gaviria Trujillo, besohet se Pablo Escobari vrau 107 njerëz të pafajshëm, duke përfshirë dhe tre në tokë, pasi vendosi një bombë në avionin e Avianca 203. Pak minuta pas ngritjes, një person me kostum dhe me një valixhe në dorë ndezi bombën pranë serbatorit të avionit, në një zonë mbi bashkinë e Soachas, në 27 nëntor 1989. Ishte akti kriminal më vdekjeprurës në historinë e Kolumbisë.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.54.00

La Catedral, 1992

Pas vrasjes së Luis Carlos Galan, administrata e Cesar Gavirias vuri në shënjestër Escobarin. Pas negociatave, qeveria bindi Escobarin që të dorëzohej dhe ndalte aktivitetin kriminal për një dënim të reduktuar si dhe një trajtim preferencial. Escobari u dorëzua në 1991 dhe u vendos në burgun që vetë kishte ndërtuar, La Catedral. Në foto një prej dhomave të shumta të burgut.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.55.27

Operacioni vazhdoi

Pasi u zbulua se Escobari e vazhdonte biznesin e drogës nga brenda La Catedral, qeveria e zhvendosi në një tjetër burg. Në foto bosi i drogës në burgun Envigado, para se të arratisej.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.57.29

Arratia

Fotografia origjinale qëndron varur në një prej qelive ku u burgos Escobari. Escobari dhe nëntë prej pasuesve të tij u arratisën nga burgu në 22 korrik 1992, pas 13 muajsh aty. Pas arratisjes së Escobarit, Komanda e Forcave të Operacioneve të Përbashkëta e SHBA si dhe Centra Spike u bashkuan në ndjekje të bosit të drogës.

Screen Shot 2016-09-04 at 16.58.41

Vrasja

Policia kolumbiane dhe forcat e ushtrisë sulmojnë nga catia ndërtesën ku bosi i drogës ishte vrarë vetëm pak minuta më herët, gjatë një shkëmbimi zjarri mes forcave të sigurisë dhe Escobarit e truprojës së tij në 2 dhjetor 1993. Vdekja e Escobarit dhe truprojës shënoi fundin e një ndjekjeje 16 mujore për Escobarin, njeriun që kontrollonte një prej perandorive më të pamëshirshme të trafikut të drogës.

Screen Shot 2016-09-04 at 17.00.11

DEA

Steve Murphy, i agjencisë amerikane DEA, me bluzë të kuqe, pozon pranë trupit të Escobarit pasi ky u vra në 2 dhjetor 1993.

Screen Shot 2016-09-04 at 17.01.24

Vrasje apo vetëvrasje?

Nuk është provuar asnjëherë se kush e qëlloi plumbin në kokë, që i mori jetën. Të afërmit e Escobarit besojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, që të mos kapej i gjallë.

4 COMMENTS

Comments are closed.