Janë të shumtë politikanët që i dashurojnë kafshët shtëpiake, ku mbi të gjithë shquhen ata amerikanë dhe britanikë. Kanë qenë të shumta kafshët që patën fatin të bëhen pjesë e familjeve presidenciale amerikane dhe banorë të Shtëpisë së Bardhë. Kafshë të ndryshme janë pjesë e një historie të gjatë të “pjesëtarëve besnikë”, që shoqëruan presidentët gjatë qeverisjes së tyre.

Ato variojnë që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët. Xhon Kenedi përfshinte në listën e kafshëve të tij shtëpiake qen, mace, poni, lepuj, papagaj, kuaj dhe minj. Karolin Kenedit iu dhurua një këlysh i quajtur Pushkina, nga kryeministri sovjetik Nikita Hrushov. Bill Klinton kishte një mace e cila u bë shumë e njohur gjatë qeverisjes së tij, ndërsa Nikson kishte një qen, të cilin e donte shumë. Presidenti Obama ka një qen të quajtur Bo, të cilin senatori Ted Kenedi ia ka dhuruar vajzës së tij, ai është i dashur për të gjithë familjen Obama.

Ceker i Riçard Nikson

Ceker ishte një nga qentë më të famshëm në historinë politike. Ai nuk jetoi aq gjatë sa të shihte Riçard Nikson të bëhej president, por ky qen në ngjyrë bardh e zi ndihmoi që kjo gjë të bëhej e mundur. Në 1952, kur u ngritën dyshime mbi çështje financiare, korrupsion, në kohën kur Riçard Nikson ishte senator që kandidonte për z/President, ai mohoi të gjitha akuzat në një program televiziv, ku u shpreh se e vetmja dhuratë që ai kishte pranuar nga dikush ishte qeni i tij; dhe që nuk kishte asnjë mendim për ta kthyer, pasi familja e tij e donte atë: “Fëmijët e mi, siç do fëmijë tjetër, e duan qenin! Dhe ajo që dua të them është se pavarësisht komenteve që do të bëhen, ne do ta mbajmë atë”. Ai rezultoi të ishte shoku më i ngushtë i Niksonit.

Soks i Bill Klinton

Soks, macja që u bë anëtare e familjes së Presidentit Klinton, ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gojës dhe grykës. Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin e–maile të shumta për të.

Në 2001, kur mandatit të Klintonit i erdhi fundi, dhe marrëdhënia e Soksit me Budin nuk ishte përmirësuar, ai u zhvendos në Hollivud me sekretaren e Presidentit.

Korgi i Mbretëreshës Angleze

Korgit mbretëror u bënë të njohur për familjen në 1933, kur mbreti Xhorxhi VI çoi në shtëpi një qen Korgi, të quajtur Doki, të cilin e kishte marrë nga një kolibe qensh. Një “goditje” e menjëhershme me familjen mbretërore, Mbretëresha ruajti traditën e Korgit, duke mbajtur tre deri në katër qen të tillë, në të njëjtën kohë. Por që atëherë, ajo e ka shtuar numrin e qenve që mban, duke bërë pjesë të tyre edhe qentë Dorgi. Të përkëdhelur dhe duke marrë vëmendje deri në detaj, këta qen të shkurtër legjendarë, marrin trajtim të plotë mbretëror: ata kanë Dhomën e tyre Korgi dhe një menu të shtrenjtë me lepur dhe mish lope të përgatitur nga një specialist. Duke marrë kujdesin e vetë Mbretëreshës, ata janë në praninë e saj në pjesën më të madhe të kohës.

Gjirafa e Jul Cezarit

Në vitin 48 para Lindjes Krishtit, Jul Cezari, bëri një fushatë të suksesshme në Lindje, ku eventualisht krijoi një raport me Mbretëreshën Egjiptiane Kleopatrën. Para se ta linte atë, Cezari vendosi që të merrte me vete disa kafshë ekzotike, ku u përfshinë luanë, pantera dhe majmunë jeshil. Ndër më të spikaturat ishte një kafshë e çuditshme, me qafë të gjatë, gjysmë gamile, gjysmë leopard: një Gjirafë. Në antikitet, romakët dhe grekët, nuk kishin një ide të qartë mbi gjirafat. Historiani antik grek Strabo, vëzhgoi se “gjirafa kishte trupin e një demi… por koka e saj arrinte shumë më lart se ajo e gamiles”. Duke vëzhguar urtësinë e saj, historiani romak Pliny mendoi se ajo ndoshta ishte “dele e egër”. Cilido qoftë rasti, mesa dukej Jul Cezari nuk ishte shumë i shqetësuar rreth këtij fakti.

Bo i Barak Obamas

Para se të bëhej presidenti i 44–t i SHBA, Barak Obama tregoi se ai u kishte premtuar vajzave të tij një qen. Qeni portugez ujor, një dhuratë nga senatori Eduard Kenedi dhe gruaja e tij Viktoria. Vajza e tij e madhe, Malia, u shpreh thjesht: “E dua atë! Ai është perfekt.” Detaje më të hollësishme do të bëheshin të njohura në sajë të një informacioni informal të dhënë nga Shtëpia e Bardhë. Domatet janë ushqimi i preferuar i Bo–së, dhe ai nuk di të notojë. Gazeta Uashington Post pati ekskluzivitetin për të shkruar historinë e tij, dhe zbuloi se “Bo është një djalë fantastik”. Ai është qime zi, por i bardhë në kraharor. Thuhet se vlera financiare e tij është 1600 dollarë; por natyrisht, për familjen Obama ai është tepër i çmuar. Shtëpia e Bardhë i referohet atij si DOTUS – qeni i Shtëpisë së Bardhë.

Tigri i Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos shquhet si dashamirës i madh macesh.

Por kur në 56-vjetorin e tij të lindjes në 2008 ai mori si dhuratë një tigër të zbutur dy muajsh, me një peshë 20 paund, të quajtur Mashenka, bota pa një anë tjetër më të butë të tij. Ky tigër u dorëzua në një kopsht zoologjik në jug të Rusisë. Që në momentin që Mashenka është vendosur “në një shtëpi të re” në qytetin turistik Gelendzhik, Putin nuk e ka harruar tigrin e tij.

Në 2009-n, ai u sigurua që Mashenka të ushqehej shëndetshëm. Por dashuria e Putinit për specien e rrezikshme, lidhet dhe me politikën. Jo vetëm që organizoi një konferencë në bashkëpunim me Fondin Botëror të Mjedisit, por gjithashtu krijoi një buxhet prej 330 milion dollarësh për tu përdorur për speciet në zhdukje.

Macet e Çërçill

Uinston Çërçill kishte disa mace. Gjatë periudhës së tij si kryeministër, macja e tij më e njohur ishte një mace gri e quajtur Nelson. Gjatë një darke në rezidencën e kryeministrit, gazetari dhe korrespondenti i Luftës Dytë Botërore Quentin Reynolds, deklaroi se Çërçill ishte shprehur: “Nelson është macja më e guximshme që unë njoh. Një herë e pashë atë të ndiqte një qen të madh në Ministri. Vendosa ta adoptoj atë dhe t’i vija emrin e Admiralit.” Gjatë darkës, Reynolds u shpreh se “Kur zonja Çërçill nuk e kishte mendjen, Kryeministri i jepte fshehurazi Nelsonit, salmon.” Thuhej se Nelson ulej përkrah kryeministrit gjatë mbledhjeve të tij të kabinetit, dhe Curcill i kishte thënë një prej kolegëve të tij se Nelson po bënte më shumë se ai për luftën.

Lerri, maçoku i rrugës “Downing”

Deri në janar të 2011-s, Lerri ishte një maçok i humbur që endej nëpër rrugët e Londrës. Por menjëherë pasi një strehëz qensh e shpëtoi atë, një delegacion nga rruga “Downing” – rruga ku gjenden ndërtesat qeveritare në Londër – përzgjodhi maçokun katërvjeçar për të kapur minjtë në zyrat dhe dhomat e mbledhjeve të kryeministrit. Lerri është afeksionuar me politikanin më të rëndësishëm të Britanisë në një kohë shumë të shkurtër. Sipas kujdestarit të Lerrit “ata u miqësuan me njëri tjetrin mjaft shpejt. Ka qime macesh në të gjitha kostumet e David Kameron.” Nëse maçoku do jetë i aftë të ruajë “sharmin” e tij, me siguri do të arrijë të përfshijë në racionin e tij ushqimor, edhe ushqime të tjera përveç minjve. Pasi dha dorëheqjen nga detyra, Cameron e mori Lerrin me vete./TiranaObserver/

3b5f72fa9b0397bb99c72e0d28427405cameron churchil mashenka 9339C 122012-BoObama-BO-oval-office.jpg.optimal royal-corgi buddy-737x1024 soicks

2 COMMENTS

Comments are closed.