Dy ditë më parë policia e Tiranës vuri në pranga 5 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Mes tyre ishin edhe dy vajza, motra me njëra tjetrën. Roli i motrave Ina dhe Armonela Qama nga Skrapari ka qenë kyç në këtë rrjet të trafikut.  Ato përzgjidhnin vajzat që i “mësonin”, fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë. Sipas të njëjtave burime ato ndihmoheshin nga njëri prej djemve.

Armonela Qama

(Armonela Qama)

Ina Qama

(Ina Qama)

Dy motrat u afroheshin vajzave që gjykonin se ishin të përshtatshme për këtë punë dhe më pas u ofronin punësim në agjenci mode. Më vonë ato i bindnin vajzat të kryenin seks me pagesë kundrejt shumave të caktuara. Vajzat e zgjedhura ishin kryesisht nga familje të varfra. Pasi “trajnoheshin” në hotele të ndryshme të Tiranës motrat Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë vendit duke u premtuar se fitimi do të ishte më i madh.

Sipas hetimeve klientët gjendeshin zakonisht nga Ardit Shmilli i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Ndërsa transporti i tyre në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga Zamir Hodo.

Ledian Gjoni

(Ledian Gjoni)

Zamir Hodo

(Zamir Hado)

Një prej djemve të arrestuar Ledja

(Ardit Shmili)

Hetimet për këtë rrjet të trafikut zgjatën 6 muaj. Në gjendje të lirë kanë nisur procedimi edhe për dy vajza që ishin bërë gati për tu nisur drejt Gjermanisë me dokumenta të falsifikuara rumune. Të njëjtat burime thanë se njëra prej tyre kishte ushtruar prostitucion në Itali për disa kohë dhe ishte kthyer në Shipëri. Ajo ka futur në këtë rrugë edhe një shoqen e saj dhe këtë herë të dyja do të niseshin drejt Gjermanisë, por u ndaluan në Morinë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 25049 more Information on that Topic: epavarura.com/foto-zbardhet-skema-e-trafikut-te-prostitutave-motrave-nga-skrapari/ […]

Comments are closed.