Dukesha e Cornwallit pati një skuadër sigurie vetëm femërore në një udhëtim në Lindjen e Mesme.

Në një foto të fuqishme që u bë virale, një skuadër sigurie vetëm femërore mbrojti Dukeshën Britanike të Cornwallit, e njohur më parë si Camilla Parker-Bowles, gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizita ishte pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme me bashkëshortin e saj, Princin Çarls, pasi ata vizituan Dubain, Abu Dhabin dhe Al Ain.

Gjatë gjithë këtyre vizitave ajo ka qenë e mbrojtur nga një grup grash të veshura me hixhabe tradicionale dhe abayas.

Sipas Daily Mail, skuadra e mbrojtjes ishte e përbërë nga gra nga Emiratet. Togere Shaima al Kaabi, kreu i ekipit, Nënoficerja e dytë Basima al Kaabi, Tetarja Hannan al Hatawi (pas dukeshës), Tetarja e parë Nisreen al Hamaui dhe Salama al Remeithi, oficerja zyrtare e protokollit nga gjykata e Princit të Kurorës.

Fotoja është shpërndarë nga llogaria e Instagramit të Clarence House, që është llogaria zyrtare për fotot e Dukeshës dhe Princit.

Të pesta janë anëtare të rojes presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe, që përmban një total prej 50 grash. Grupi që mbrojti Dukeshën janë të gjitha mes moshës 29 dhe 30 vjeç dhe janë shumë të afta në trajnimin e arteve luftarake dhe teknikave marciale. Shaima, Nisreen dhe Hannan i janë ngjitur edhe malit Everest. E ke parasysh, vetëm për qejf.

Dhe për të gjithë ata që pyesin veten se sa i aftë është ky grup është për të ruajtur dikë, të veshura me hixhab dhe abayas, (siç po bëjnë disa komentues në internet, sepse sigurisht që do të pyesnin), secila nga gratë ka armë të paidentifikuara të fshehura në veshjen e tyre, të gatshme për të mbrojtur Dukeshën, madje edhe në një distancë të afërt.

Kjo ishte veçanërisht e përshtatshme duke patur parasysh që Dukesha gjatë kësaj vizite, së bashku me Princin Charles ishin në rajon për të promovuar gratë në udhëheqje, si dhe tolerancën fetare.

Daily Mail citon dukeshën si shumë të “kënaqur” që ka pesë gra nga Emiratet për ta mbrojtur atë në udhëtim, gjë që është shumë e këndshme për ta dëgjuar ata me një president të ri që dëshiron të detyrojë muslimanët të “regjistrohen” sapo të marrë zyrtarisht detyrën. Tani është koha për liderët botërorë, duke përfshirë vendin tonë, që të bëhen tepër të zëshëm për tolerancën fetare. Fotografitë si kjo mund të ndihmojnë në përhapjen e mesazhit dhe të heshtë ata që kërkojnë të nxisin frikën dhe mospranimin.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/fotografia-e-ekipit-te-sigurise-e-perbere-vetem-nga-gra-per-dukeshen-britanike-te-cornwallit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 11597 more Information on that Topic: epavarura.com/fotografia-e-ekipit-te-sigurise-e-perbere-vetem-nga-gra-per-dukeshen-britanike-te-cornwallit/ […]

Comments are closed.