Një i ri gjeti vdekjen pas pesë ditësh në agoni pasi u kafshua nga një gjarpër me syze, pasi e puthi atë. Fotoja u bë virale në internet, por për fat të keq, 21 vjeçari humbi jetën.

Somnath Mhatre humbi jetën fatalisht në një lokalitet të Navi Mumbai të Indisë. Ai bëri shfaqjen me gjarprin helmues në skenë duke e puthur në kokë atë, por ai e pickoi në pjesën e gjoksit të tij.

I riu vdiq në spital më 2 shkurt. I riu, një aktivist i kafshëve të egra, ka shpëtuar në të kaluarën më shumë se 100 gjarpërinj.

Rreth 30 persona kanë humbur jetën kohët e fundit në përpjekje për të bërë fotografi me gjarpërinj helmues përballë turistëve. Aktivistët kërkojnë nga autoritetet që të ndalojnë njerëzit për të kryer aktivitete të tilla të rrezikshme.

Fotografitë e Mhatre duke u përpjekur për të puthur gjarprin janë bërë virale në mediat sociale.

4 COMMENTS

Comments are closed.