1940. Stadiumi Olimpik – Tirane.

Skice mbreselenese e prospektit te stadiumit, realizuar mrekullisht dhe pa ndryshime te fasades. Cka do duhej per ta perfunduar kompozimin ballor te saj, jane grupet e munguara skulpturore volumetrike, te cilat u “balancuan” me pas me vendosjen e dy basorelieve ne dy anet e hyrjes qendrore, si dhe te flamurmbajteseve te fuqishme vertikale, qe theksojne horizontalitetin elegant te ketij impianti sportiv.

Pamje zogu e ansamblit te Bosios, ku stadiumi eshte ne fazat fillestare te konceptit te tij, me cavea-n realizuar ne “terrapiena” dhe me nje ekzagjerim te aksit gjatesor te struktures sportive per efekt te perngjasimit te saj me hipodromet dhe stadiumet e antikitetit klasik romak.

1940. Hierarke te larte te shtetit duke admiruar maketin e ansamblit te Tiranes, ku stadiumi ze nje vend qendror. Shkalla e madhe e paraqitjes tregon rendesine qe kishte ky realizim per shtetin italian. Fotoja marre ne Fiera del Levante ne Bari.

(Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)

Kompozimi planimetrik i ansamblit te Gherardo Bosios – ku konceptualisht verehet trekendeshi edukativ Sport-Shkence-Art (stadium olimpik, universiteti politeknik, instituti arteve) – realizon te njejten harmoni edhe ne nivel te shpendarjes plani-volumetrike.

Kjo arrihet permes kombinimit te kompozimit te lire te formave sipas matrices racionaliste, me ate simetrik sipas matrices klasiciste. Distancat dhe permasat jane dimensionuar me nje precizin kirurgjikal veshtiresisht i ndryshueshem.

Foto e fillimviteve ’40 – gjate kohes kur ndertohej stadiumi. Sic vihet re, eshte braktisur ideja e “terrapieno”-s dhe eshte modernizuar projekti permes futjes se strukturave b-arme.

Ideja e mbushjes me dhe ruhet “artificialisht” vetem ne fasaden kryesore, ndersa pjesa tjeter vihet ne dispozicion te mjediseve ndihmese.

(Fototeka e AQSH)

1941. Nje nder stacionet kryesore te delegacionit te larte italian ne Tirane, kryesuar nga konti Ciano (ne qender), ishte vizita ne kantjerin e stadiumit.

Vepra kishte nje rendesi kardinale per emancipimin sportiv te nje vendi qe po linte mesjeten pas, por edhe per naltimin e imazhit te Italise fashiste ne Ballkan.

(Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)

Fotografi e rralle bere ne kapercyellun e viteve 1944-1945. Pastrimit i sheshit para stadiumit nga mbeturinat e krijuara gjate kaosit per clirimin e Tiranes. Mbi porte nxijne shenjat e shperthimit te predhave gjate luftimeve.

Vihet re hyrja ende e pamanipuluar (si ne projektin origjinal) dhe skarpatat e dheut ende te pasistemuara. Stadiumi nuk u perfundua dot nga italianet dhe materialet e gurta rifinituriale ndodhen ende aty pas dy vjetesh ne sheshin-kantier.

Stadiumi ne gjendjen e degraduar, por te patjetersuar (me perjashtim te mbylljes se dy portare e qendrore nga basorelievet) sikurse paraqitej ne vitet 70 te shek XX.

Nje ritrajtim dhe restaurim kriterial i kesaj fasade, duke hequr shtesat e panevojeshme, do ta rikualifikonte strukturen tashme 85-vjeçare dhe do krijonte mundesine e Integrimit te saj sipas kerkesave te kohes, pa humbur komponentet themelore te volumetrise.

Fusha pas stadiumit, ne nje foto te fundviteve 70, kur ajo ende nuk ishte zene nga zhvillimet urbane te dy dekadave “fatale” 1995-2015

Si paraqitej brendia e stadiumit ne fund te viteve 70 mbasi qe ndertuar struktura beton-arme e shkallares ne te tre anet e saj pa strehe ndryshe nga projekti fillestar.

Vihet re gjithashtu shkurtimi i pistes se atletikes per efekt te normativave nderkombetare

(Forumi per mbrojtjen e trashigimise kulturore)

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 11929 additional Info to that Topic: epavarura.com/fotot-e-rralla-ja-stadiumi-qe-kerkojne-te-zhdukin/ […]

Comments are closed.