Franca mesazh përvëlues Edi Ramës: Harro negociatat pa plotësuar kushtet

1

Ministrja Etilda Gjonaj fsheh takimin me ministren franceze Nicole Belloubet pasi mori mesazhin se qeveria franceze i ka mbyllur derën qeverisë së Edi Ramës  

Edi Rama ka shpërndarë disa nga ministrat dhe deputetët e tij nëpër Evropë për të bindur vendet  anëtare të Bashkimit Evropian të votojnë pro çeljes së negociatave, duke deklaruar se qeveria e tij ka luftuar korrupsionin në nivele të larta, respekton lirinë e mediave, ka zgjidhur çështjen e pronave, ka ngritur një administratë profesionale etj. Por, vendet e Bashkimit Evropian janë të informuara se simboli i rekrutimeve ‘me meritë’ i qeverisë Rama në administratë janë Klement Balili, ish-drejtor Transportesh në Sarandë si dhe dashnoret dhe familjarët e deputetëve, ministrave dhe drejtorëve të korruptuar, që e kanë kthyer administratën në zgafellë paaftësie, nepotizmi dhe mediokriteti. Administrata publike është turi më i madh i Republikës së Shqipërisë në sytë e BE. Vendet e BE kanë gjithashtu të dhëna të sakta se, nëse para se të vinte Edi Rama në pushtet vidheshin rreth 250 milionë euro në vit, pas ardhjes në pushtet të tij, vidhen mbi 1.7 miliardë euro në vit. Vendet e BE janë të informuara se nën qeverisjen e Edi Ramës liria e mediave ka rënë 7 vende brenda një viti.

Vendet e BE janë të informuara se pas të drejtës pronësore fshihet një histori mafioze, ku klientët e pushtetit po tjetërsojnë të gjitha pronat publike. Sa i takon sistemit të drejtësisë, Edi Rama dhe qeveris e tij, për shkak të frikës nga ndëshkimi, po përpiqen të kapin me ‘delet’ e deputetëve, burrat e deputeteve, ‘kunat KLP’ etj., organet e reja të drejtësisë, duke provokuar hedhjen në erë të të gjithë investimit amerikano-gjerman për ngritjen e drejtësisë së re. Vendet e BE janë të informuara hollësisht nga kanalet e tyre për degradimin e të gjitha fushave nën pushtetin e Ramës.

LEXO EDHE  Stafi i Edi Ramës ndjehet grek

Në këto kushte, Edi Rama ka marrë dje një mesazh të qartë nga Franca se, nuk ka çelje negociatash me mashtrime dhe propagandë. Mesazhin ia ka përcjellë ministrja e Drejtësisë së Francës Nicole Belloubet ministres së Drejtësisë shqiptare Etilda Gjonaj.

Ministrja Etilda Gjonaj po zhvillon një vizitë në Francë, në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave, ku është takuar me ministren franceze Nicole Belloubet. Gjonaj i ka bërë Nicole Belloubet një ekspoze për arritje madhështore të qeverisë Rama. Ministrja franceze, pasi e ka dëgjuar, i ka kërkuar ministres Gjonaj që qeveria shqiptare duhet të plotësojë kushtet e Brukselit, duke i hedhur poshtë broçkullat dhe propagandën. Dhe kushtet kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, respektimin e të drejtave të njeriut, zbatimin e reformës në drejtësi, krijimin e një administrate profesionale dhe të bazuar në meritokraci, respektimin e lirisë së medias etj. Për shkak se ministrja franceze ia ka bërë të qartë qeverisë shqiptare se nuk do të ketë hapje negociatash pa plotësuar kushtet, ministrja Gjonaj nuk e ka pasqyruar takimin në faqen e ministrisë./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

0 Shares
Loading...