Ushtria franceze po stërvit shqiponja të vërteta për të interceptuar dronët armiq dhe të parandalojnë sulme terroriste.

Kjo nuk është historia e një filmi por një realitet që po hetohet në Mont de Marsan, në jugperëndim të Francës, ku shqiponjat stërviten që të godasin dronin me sqep duke e nxjerrë jashtë përdorimi dhe më pas duke e ulur në tokë të kapur me kthetrat e tyre.

Kjo ide në faktë është marrë nga policia holandeze dhe me sa duket po shfaqet shumë e efektshme, sepse ndihmon në punën e shërbimeve të sigurisë.

Grabitqari është i stërvitur që ta konsiderojë mjetin fluturues si një pre dhe për këtë stërvitet që i vogël që të hajë mbi një dron.

Në këtë mënyrë shqiponja e krehason me ushqimin që duhet të gjuajë.

Më pas çdo sulm ndaj dronëve shpërblehet me një copë mishi.

Dronët që tashmë konsiderohen një kërcënim i konsiderueshëm për sigurinë, shpesh nuk i kalojnë katë kilogramë peshë.

Në rast se droni është më shumë se katër kilogramë, shqiponja nuk mund ta bllokojë me sukses dronin dhe rrezikon të plagoset./

2 COMMENTS

Comments are closed.