Aktivistë të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin e komisionit qeveritar të Mianmarit i cili nuk njeh gjenocidin e kryer kundër myslimanëve në këtë vend.

Kanali France-24 raporton se jeta e myslimanëve në veriperëndim të Mianmarit ka ngjallur shqetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në Mianmar është krijuar një komision i posaçëm për të analizuar krimet e ushtrisë gjatë operacioneve kundër myslimanëve Rohingia, mirëpo ku komision ka mohuar gjenocidin e kryer ndaj myslimanëve. Ndërkohë shumë aktivistë të të drejtave të njeriut me anë të një videoje kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të komisionit në fjalë. Në këtë video transmetohen pamjet e keqtrajtimit të një femre myslimane nga ana e policisë së Mianmarit. Videoja është publikuar në internet rreth 1 javë më parë dhe deri tani është klikuar dhe parë 70 mijë herë. Edhe pse qeveria e Mianmarit deri tani ka arrestuar shumë policë, mirëpo ajo vazhdon të mohojë keqtrajtimin, torturimin dhe gjenocidin ndaj myslimanëve.

Në raportin e komisionit për analizimin dhe shqyrtimin e gjendjes së myslimanëve thuhet: Numri i madh i myslimanëve dhe i xhamive në Mianmar tregon për faktin se ndaj kësaj etnie nuk është kryer asnjë torturë apo gjenocid. Mirëpo në realitet nga maji tetor e deri tani rreth 50 mijë myslimanë nga frika e ushtrisë janë detyruar të evakuohen dhe largohen jashtë vendit.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/france-24-aktiviste-te-te-drejtave-te-njeriut-kritikojne-mohimin-e-gjenocidit-kunder-myslimaneve-ne-mianmar/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/france-24-aktiviste-te-te-drejtave-te-njeriut-kritikojne-mohimin-e-gjenocidit-kunder-myslimaneve-ne-mianmar/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 38838 additional Information to that Topic: epavarura.com/france-24-aktiviste-te-te-drejtave-te-njeriut-kritikojne-mohimin-e-gjenocidit-kunder-myslimaneve-ne-mianmar/ […]

Comments are closed.