Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden tha se është sionist dhe për këtë nuk është e nevojshme që të jesh hebre.

Biden këto deklarata i bëri në fjalë që mbajti në Kongresin Botëror Hebraik që zhvillon punimet në Nju-Jork.

Joe Biden foli edhe për trajtën që do të marrin marrëdhëniet me Izraelin gjatë administratës së re amerikane, pas zgjedhjes së Donald Trump president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në administratën e re nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet amerikano-izraelite. Edhe sikur të ketë një qëllim të tillë, që në fakt nuk ekziston, Kongresi dhe populli amerikan nuk do ta lejojë asnjëherë që të ndodhë një diçka e tillë”, tha Biden.

Në fjalën drejtuar rreth 400 pjesëmarrësve në sallën ku mbahej Kongresi Botëror Hebraik ndihmëspresidenti amerikan tha: “Jam sionist dhe për të qenë sionist nuk është e nevojshme që të jesh hebre”.

Në këtë aktivitet Bidenit iu dha çmimi “Theodor Herzl”, i cili njihet si themeluesi i sionizmit politik.

Mirëpo burimet izraelite nuk janë aq optimiste sa Biden për sa i takon të ardhmes së marrëdhënieve me Amerikën.

Në një raport të përgatitur nga specialistë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ata analizojnë politikën që do të ndjekë Trump në Lindjen e Mesme, thuhet se “deklaratat që Trump ka bërë gjatë fushatës elektorale tregojnë se administrata e re amerikane nuk do të ndjekë një politikë të qëndrueshme në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez.

Sipas raportit të publikuar edhe në portalin e gazetës “Haaretz” problemi izraelito-palestinez nuk bën pjesë në prioritetet e Donald Trump.

“Nuk pritet që Trump të jetë më i qëndrueshëm në çështjen izraelito-palestineze. Nga njëra anë përkrah ndërtimin e vendbanimeve të reja izraelite dhe premton për transferimin e ambasadës Amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem, ndërsa nga ana tjetër thotë se palët izraelite dhe palestineze duhet ti zgjidhin mes tyre problemet e hapura, duke lënë të kuptohet se do të mbajë një qëndrim indiferent. Biznesmeni Trump nuk e shikon Lindjen e Mesme si një rajon të përshtatshëm për të bërë investime”, shkruan ditorja izraelite “Haaretz”.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/frimasoni-biden-e-pranon-qe-eshte-edhe-sionist/ […]

Comments are closed.