Qarqet palestineze kanë njoftuar për disa lëvizje të reja të regjimit sionist për shkatërrimin e xhamisë Al Aksa.

Komiteti Islamiko-kristian mbështetës i Kudsit ka njoftuar për hapjen e disa tuneleve poshtë sallës kryesore të xhamisë Al Aksa nga ana e regjimit sionist. Hena Isa sekretari i përgjithshëm i këtij komiteti, pasi paralajmëroi mbi rrezikun që i kanoset xhamisë Al Aksa nga hapja e këtyre tuneleve prej regjimi sionist tha se gjithsej janë hapur 27 tunele të cilat lidhen me kolonitë sioniste. Ai vuri në dukje se hapja e tunele poshtë xhamisë Al Aksa është kthyer në një program me anë të të cilit regjimi sionist synon të sionizojë xhaminë në fjalë.

Regjimi sionist që nga koha e pushtimit të Kudsit e deri tani, ka hapur shumë tunele brenda dhe përreth këtij qyteti dhe njëkohësisht ka detyruar palestinezët që të largohen me qëllim që të ruajë kontrollin mbi xhaminë Al Aksa. Nga ana tjetër regjimi sionist duke shtuar numrin e tuneleve të hapura nën xhaminë Al Aksa, synon shkatërrimin e plotë të kësaj xhamie e cila është kibla e parë e myslimanëve. Me hapjen e këtyre tuneleve, sionistët janë në pritje të tërmetit më të vogël për prishjen e xhamisë dhe të justifikohen se xhamia është prishur për shkak të fatkeqësive natyrore. Përveç kësaj sionistët mundohen të krijojnë një shpërthim apo tërmet artificial me qëllim që shkatërrimin e xhamisë ta paraqesin si fenomen natyror.

Më herët një prej veprime të sionistëve për shkatërrimin e xhamisë së shenjtë Al Aksa është ngjarja e 21 gushtit 1969 ku sionistët ekstremistë dhe radikalë të kryesuar nga Majkëll Rohan ndërmorën një veprim të programuar dhe koordinuar më parë nga autoritetet e regjimit sionist dhe dogjën xhaminë Al Aksa duke dëmtuar seriozisht një pjesë të kësaj xhamie. Më 11 prill të vitit 1982 gjithashtu një tjetër ushtarak sionist i quajtur Alan Xhudman, sulmoi xhaminë Al Aksa dhe ndaj besimtarëve myslimanë që po falnin namazin qëlloi me armë zjarri duke martirizuar dhe plagosur me dhjetëra palestinezë. Forcat e regjimit sionist vazhdimisht vendosur masa të rrepta sigurie duke ndaluar futjen e besimtarëve palestinezë në xhaminë Al Aksa.

LEXO EDHE  Dhjetëra kolonë hebrenj sulmuan kompleksin Al-Aksa

Shkelja e dinjitetit të xhamisë Al Aksa nga regjimi sionist është shtuar akoma më shumë pas thirrjeve të bëra nga grupet radikale dhe ekstreme sioniste. Kodsi dhe xhamia Al Aksa që nga nisja e intifadës palestineze në tetor të vitit 2015, kanë përjetuar shumë raste të konflikteve mes palestinezëve dhe forcave sioniste. Ndërkohë në bazë të rezolutave 242 dhe 338 të OKB dhe konventës së katërt të Gjenevës, regjimi sionist e ka të ndaluar të konfiskojë apo uzurpojë çdo pjesë të territoreve të pushtuara të Palestinës./ PT