- Tre elementet kryesore (ushtria, marina dhe aviacioni) nuk ishin të bashkuar. Marina u shkëput menjëherë, ashtu sikurse vija e parë e ushtrisë, ndërkohë që avionët dhe helikopterët pro dhe kundër Erdoganit godisnin njëri-tjetrin. Bashkimi i forcave të armatosura është thelbësor për suksesin e një grushti shteti, mjafton të mendosh atë që ndodhi në Argjentinë në 24 mars 1976, i udhëhequr nga gjenerali Jorge Videla, bashkë me tre përfaqësues të trupave të armatosura: gjenerali Leopoldo Galtieri (Ushtria), admirali Emilio Massera (Marina), gjenerali Orlando Agosti (Aviacioni).
- Erdogani u la i lirë që të ikte dhe të lëshonte deklarata; nuk u morën masa kufizuese kundrejt lidershipit të qeverisë islamiste dhe masa të përshtatshme ndaj atyre aparateve që janë besnikë ndaj islamistëve. Një gabim prej diletantësh.
- Ushtria rezultoi jo e koordinuar, pa vendosmërinë e nevojshme që ka karakterizuar grushte të tjera shteti, si ai i Gjeneralit Augusto Pinochet në vitin 1973 në Kili. Vendet strategjike si tv, rrugët më të rëndësishme, selia e shërbimeve të fshehtë dhe kazermat e policisë nuk u penetruan ashtu si duhej.
- Një grusht shteti zhvillohet në pak orë, përndryshe nuk është më i tillë, pasi humbet efikasitetin ndërkohë që koha zgjatet. Ajo që ndodhi dje nuk zgjati shumë dhe perëndoi në një luftë të brendshme guerilase.
- Nëse nga njëra anë islamistët rendën në rrugë, duke ndjekur udhëzimet e Erdoganit, i cili ndërkohë ishte i sigurtë, shumë larg prej trazirave, në frontin tjetër populli turk anti Erdogan nuk lëvizi asnjë gisht. Arsyet janë ende për t’u sqaruar. Sido që të jetë, populli nuk ishte.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: epavarura.com/gabime-prej-diletantesh-ja-5-arsyet-perse-grushti-shtetit-deshtoi/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 38845 more Information on that Topic: epavarura.com/gabime-prej-diletantesh-ja-5-arsyet-perse-grushti-shtetit-deshtoi/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/gabime-prej-diletantesh-ja-5-arsyet-perse-grushti-shtetit-deshtoi/ […]
Comments are closed.