Zv/kryetari i parë i FMN në krye të një delegacioni ekspertësh dhe profesionistësh të këtij fondi ka arritur Teheran për tu takuar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet ekonomike.

Delegacioni i FMN drejtohet nga David Lipton, zv/kryetar i FMN, i cili do të takohet me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit si shefin e zyrës së presidencës së Republikës Islamike të Iranit, guvernatorin e BQI, kryetarin e institutit për administrimin dhe programimin dhe me ministrin e naftës së Republikës Islamike të Iranit. Ditën e martë delegacioni i FMN do të marrë pjesë në simpoziumin që do të organizohet nga BQI me temë ” Irani në rrugën e arritjes së pozitës së tij në ekonominë botërore”. Gjatë qëndrimit në Iran David Lipton do të takohet me disa ekspertë të ekonominë, bankierë dhe kapitalistë. Vizita treditore e delegacionit të FMN në Iran është një mundësi më shumë për tu njohur me kapacitetet ekonomike të Iranit dhe për të rikrijuar lidhjet me ekonominë e botës dhe krijimin e besimit në tregtinë ndërkombëtare.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 95126 additional Info to that Topic: epavarura.com/gati-pushtimi-ekonomik-fmn-arrin-ne-iran/ […]

Comments are closed.