Shqipëria po bëhet “Kolumbia e Europës”: tha në nëntor të vitit të kaluar, ish-kryeministri i vendit të shqiponjave, Sali Berisha, në pushtet që nga viti 1992-1997 si president dhe nga 2005 der në vitin 2013 si kryeministër.

Nëse Shqipëria nuk është e interesuar aq për trafikun e kokainës, krahasuar me vendet e Amerikës së Jugut, është fakt që kanabisi ka arritur shtrirje të pakrahasueshme në Europë.

Ambasadori i OSBE-së në vend, Berndt Borchardt, së fundmi ka llogaritur dy milion euro të cilat qarkullojnë nga prodhimi dhe eksportimi i kanabisit në vend, ku vetëm në vitin 2015-të Shqipëria ka shënuar më pak se 11 miliardë të GDP-së së saj.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një biznes me rritje të shpejtë dhe nxitur nga kërkesa, sipas llogarive, prodhimi i kanabisit do jetë trefishuar gjatë vitit të kaluar, deklaroi përpara ekspertëve të Luftës së Krimit dhe Terrorizmit, Aleksandra Bogdani.

Një e dhënë që është konfirmuar në mënyrë indirekte edhe nga kryeministri aktual Edi Rama, i cili e vendos theksin e veprimit të qeverisë në pretendimin e sasisë së kapur të kanabisit nga policia në një vit, e cila në fakt është trefishuar (pavarësisht se kryeministri ka harruar të përmendë emrin e shkakut të parë).

“Kanabisi për vënien e fëmijëve në gjumë”

Historia e kësaj droge në Shqipëri është shumë më e vjetër, ku daton në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në gjysmën e dytë të viteve 70, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, vendi e gjeti veten të izoluar në të njëjtin bllok komunist dhe me nevojën për të gjetur shpejt burime të reja.

Lindën kështu plantacionet e para të shtetit, të përqendruara kryesisht në rajonet jugore afër kufirit me Greqinë. Kanabisi u bë një produkt i konsumit të rregullt dhe disa banorë të Tiranës ende kujtojnë se si është përdorur në familje për të vënë në gjumë fëmijët më të shqetësuar.

Kultivimet mbijetuan të padëmtuara nga rënia e regjimit dhe për më tepër, jepnin më shumë prodhim pas krizës së viteve 90-të.

Malli, për më tepër, dërgohej në Itali dhe nga atje, me ndihmën e organizatave mafioze italiane, trafikohej në gjithë Europën. Me kalimin e kohës, në Shqipëri u krijuan disa zona të lira, ku kultivimi i kanabisit bëhej publikisht dhe forcat e rendit nuk guxonin të ndërhynin.

Bumerangu i Lazaratit

Një situatë për të ardhur keq, të cilën u përpoq ti jepte fund kryeministri Rama, me një operacion blitz në qendrën më të madhe: në fshatin e Lazaratit, i pastruar tërësisht gjatë një operacioni madhor në vitin 2013.

Çuditërisht, kjo lëvizje e diktuar ndoshta edhe nga logjika zgjedhore rezultoi një bumerang i madh. Pasi u shkatërrua qendra e prodhimit në Lazarat, në katër vitet e fundit, plantacionet e kanabisit kanë mbirë si kërpudha në gjithë vendin, fenomen që u zgjerura edhe në rajone deri më tani pak të përfshira, të tilla si disa zona pranë Malit të Zi.

Në rritjen marramendëse të qarkullimit, shpjegon gazetari investigativ Lavdrim Lita, ka kontribuuar edhe futja në treg e një fare vietnameze kanabisi, që merr shumë më pak kohë për të dhënë prodhim dhe me shpejtësi ka zëvendësuar farën vendase.

Kanabisi i prodhuar në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve nga BBC, po tregtohet me dyqind euro në Shqipëri dhe pastaj rishitet në Itali me një çmim 7 herë më të lartë.

Një fitim i madh që i jep jetë një xhiroje që në të vërtetë është një copë e madhe e GDP-së, duke llogaritur se së bashku me drogën në gomone që lundrojnë drejt Puglias, ngarkohen megjithëse në sasi më të vogël se në të shkuarën edhe armë, femra për prostitucion, e në disa raste edhe emigrantë.

Në të njëjtën rrugë, në kuptim të kundërt, vjen kokaina e importuar në Europë përmes Italisë dhe Spanjës dhe më pas transportohet në pjesën lindore të kontinentit. Nuk është e rrallë që trafikantët italianë dhe shqiptarë – ku është e përfshirë kryesisht Ndrageta- shkëmbejnë drogë me njeri-tjetrin.

Policia e paralizuar nga korrupsioni

Në një vend ku tërheqja e shtetit social bën që të ndihen efektet e ashpra, kultivimi i kanabisit është kthyer në një mjet mbijetese edhe për shumë fermerë të vegjël, të cilët u japin me qera tokat e tyre oligarkëve lokale.

Korrupsioni pengon efektivitetin e thuajse çdo aksioni të policisë: Nuk është e rrallë, shpjegon Lita, që në këmbim të një ryshfeti prej 20% dhënë zyrtarëve lokalë të forcave të rendit, lajmërojnë në kohë fermerët për ardhjen e një kontrolli, duke ju lejuar në këtë mënyrë të fshehin pjesën më të madhe të drogës, ndërsa një pjesë e vogël shkatërrohet nga policia, dhe për të rifreskuar statistikat triumfuese të qeverisë.

Kryeministri Rama, duke folur me ekspertët e Luftës së Krimit dhe Terrorizmit, ka kërkuar dy vite për zhdukjen e shumë zonave të lira, në të cilat kultivuesit e kanabisit arrijnë ti shpëtojnë dorës së ligjit, por zgjedhjet e përgjithshme janë te porta (në qershor) dhe rreziku është që grupet kriminale të drogës mund të financojë parti politike. Dhe të ndikojnë në politikat e qeverisë së ardhshme.

The post Gazeta italiane: Shqipëria, “kryeqyteti” europian i kanabisit appeared first on Shëndeti.

2 COMMENTS