Gazatari i Macedonia Information Agency (MIA) Cvetin Chilimanov vuri në dukje se Maqedonia fitoi pavarësinë e saj nga kapitullimi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke e bërë atë një vend të lirë pavarësisht kulturës së lashtë. “Fatkeqësisht, ajo që po na psite pasi dolëm nga Jugosllavia ishte e Majta e rigrupuar me ndihmën e Soros, i cili po financon të gjitha llojet e grupimeve në Europën Lindore,” sipas Chilimanov.

“Baza e tij kryesore është në Hungari. Ai është aktiv tani në Ukrahinë dhe Poloni. Ai po organizon protesta në të gjithë Ballkanin nga Sllovenia, Kroacia, Serbia. Shpenzime të mëdha po bën dhe në Maqedoni,” tha Chilimanov.

“Gjithashtu edhe Lee Stranahan siguroi se Soros është i mirënjohur në SHBA si një nga financuesit më të mëdhenj të së majtës institucionale, duke përfshirë sindikatat, grupet e ekspertëve dhe organizatat mediatike,” tha ai.

Chilimanov e përshkroi Maqedoninë si një vend që ripohoi pavarësinë e saj pasi u nda nga vendet fqinje, me argumentet e zakonshme ballkanike mbi identitetin, fenë, “por ne të paktën po shpresonim të linim socializmin në shtrat pas ndarjes nga Jugosllavia dhe të përpiqeshim të ribashkoheshim me botën perëndimore”.soros-army-screengrab

Stranahan sqaroi për audiencën amerikane se Maqedonia ishte gjithashtu një vend tepër konservativ në kuptimin politik të fjalës, në shumë mënyra. Ai ofroi lëvizjen e fortë pro-jetës në Maqedoni si një shembull.

“Kjo është e drejtë,” tha Chilimanov. “Ne jemi konservatore në opinionin shoqëror. Ne kemi përshtatur disa politika konservative të stilit amerikan, në planin ekonomik, si taksa e sheshtë prej 10%, lehtësimi i ligjeve të punës për ta bërë më të lehtë punësimin. Jo vetëm në pikëpamjen sociale, por edhe në atë ekonomike, se jemi përpjekur që të ndjekim shembullin amerikan, shembullin konservator amerikan, dhe na ka ecur mirë. Jemi renditur në vendin e 31 në Fonadiconin Heritage për lirinë ekonomike. Kemi ulur papunësinë, kemi dyfishuar ekonominë në 10 vjet, dhe po futim reforma të tregut të lirë. Në shumë mënyra kemi qenë të frymëzuar nga SHBA. Votuesit në përgjithësi votojnë partinë konservatore, por pikërisht në këtë pjesë Soros përpiqet të ndihmojë ish-Partinë Komuniste, tani Partinë Social-Demokrate për të marrë pushtetin. Dhe tani këtë e bëjnë rregullisht”

Chillimanov konfirmoi se kishte parë aktivistë në rrugët e Maqedonisë që vishnin bluza me logot “Ushtria e Soros”. “Ishin aktivistë nga ish-Partia Komuniste, e cila financohet nga Soros. Është Partia e vjetër Komuniste, dhe besohet se Soros financon 5 mln dollarë në vit”.

7 COMMENTS

Comments are closed.