Ditën e djeshme Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare Socialiste e nisi me një urim për Erion Braçen që kishte ditëlindjen e 45-të.

Ai e quajti një mik të vjetër po nuk harroi t’i bënte edhe një dhuratë me skuadrën e zemrës të të dyve, Juventusin.

Po kjo nuk ka lënë pa marrë vëmendjen e gazetarit Klodian Tomorri. Ai ndalet te një fakt që dihet botërisht që Juventus ka qenë disa herë e përfolur për lidhje me strukturat kriminale.

Dhe gazetari bën një analogji me Partinë Socialiste.

‘’Kur të flet Frojdi. Sa për dijeni. Juventusi është dënuar nga drejtësia italiane për veprën e organizatës së strukturuar kriminale.

Ai krahasimi i PS me Juventusin nuk është aq pa lidhje. Me përkufizim shkencor, organizate e strukturuar kriminale quhet një organizëm, në të cilin bëjnë pjesë më shumë se 3 kriminelë.

Ky është një kriter që PS e plotëson në mënyrë shumë komode. Numërojini pak çunat në Parlament. Sa kanë ikur dhe prapë s;mbarojnë’’, shkruan Tomorri.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 49639 additional Information to that Topic: epavarura.com/gazetari-prek-ramen-ne-piken-e-dobet-krahasimi-mes-ps-se-dhe-juventusit-jo-pa-lidhje-organizate-e-strukturuar-kriminale/ […]

Comments are closed.