Gazetari i kronikës së zezë Spartak Koka ndryshe nga herët e tjera kur është dashur të zbardhë ngjarjet nëpërmjet burimeve të tij, këtë herë është dëshmitar i një vrasje, të ndodhur një natë më parë në lokal De Niro në Ish Bllok, ku në tavolinën ku qëndronte u ekzekutua shtetasi Elton Çico.

I ftuar në Opinion Koka ka zbardhur të gjithë momentin kur vrasësi sipas tij i vjen pas shpinës, ndalon në tavolinën ku ai qëndronte me një oficer Policie dhe Elton Çiço.

Sipas Kokës ai ka qenë në lokal në orën 21.30, ku gjithçka ka ndodhur në 7 sekonda, ku në panik e sipër gazetari Koka është përplasur me vrasësin.

Gazetari Spartak Koka ka thënë në emisionin e Opinion se “sapo dëgjuam krismën e parë, ne menduam se na hodhën një kapsollë tek këmbët dhe aty për aty, menduam t’i shmangeshim.

Krisma erdhi nga e majta ime dhe unë menjëherë tentova të çohem direkt nga krahu i djathtë për t’u larguar.

Ndërsa u ngrita sa nuk u përplasa me vrasësin”.

Koka theksoi se, pavarësisht nga tronditja, mbaj mend vetëm se ai kishte në kokë një kapele dhe një vizë të bardhë në pjesën e mëparshme.

4 COMMENTS