Eva Bartlett është një gazetare kanadeze, e vetmja deri më sot që ka hyrë personalisht në disa nga zonat më të nxehta të luftës në Aleppo të Sirisë.

Më datën 13 Dhjetor, ajo së bashku me disa kolegë të saj, kanë dhënë një konferencë për shtyp, si një lëvizje për të sensibilizuar mbi të vërtetën e ndërhyrjes së qeverisë së Asad në Aleppo.

Konferencën e saj për shtyp, e ka transmetuar vetëm rrjeti ndërkombëtar rus RT, ndërsa Rusia është palë në këtë konflikt.

Në intervistën e zbardhur, Bartlett jep një version tjetër mbi organizatat ndërkombëtare që veprojnë në terren dhe mbi mënyrën se si media po trajton konfliktin.

*********************

Pjesë nga konferenca për shtyp:

Gazetari: Përshëndetje, jam Kristofer Rothenberg nga gazeta norvegjeze, ‘Aftenposten’. Kam dy pyetje për zonjën Eva Bartlett.

Pyetja e parë: Kur ju flisni për popullin sirian, çfarë keni parasysh me këtë gjë? Si e keni matur sasinë e sirianëve që duan apo nuk duan diçka? Bazoheni në ndonjë sondazh apo në diçka tjetër që e dokumenton sasinë?

Pyetja e dytë: Së dyti, ju folët për mediat e kontrolluara nga koorporatat, për mashtrimin e medias në lidhje me situatën në Aleppo dhe të tilla gjëra. A mund të më shpjegoni se çfarë interesi ka media perëndimore për të gënjyer? Çfarë interesi kemi ne për të gënjyer? Pse duhet të gënjejnë organizatat ndërkombëtare në terren mbi situatën në Aleppo? Pse nuk duhet t’i besojmë këto fakte absolute që na vijnë nga vendi atje, bombardimet e spitaleve etj?

Eva Bartlett: Më duhet fillimisht të sqaroj se ka gazetarë vërtetë korrektë mes kompanive të mëdha mediatike të cilat janë të kompromentuara.

Po e nis përgjigjen nga pyetja juaj e dytë. Ju thoni se informatat i merrni nga organizatat ndërkombëtare që janë në terren. Ju lutem më thoni, cilat organizata ndërkombëtare janë ato që ndodhen në Aleppon Lindore?

Gazetari: Mund të ma thoni ju…

Eva Bartlett: Patjetër, po ta them. Nuk asnjë organizatë në terren. Asnjë të vetme. Këto organizata i referohen “Observatorit sirian për të drejtat e njeriut” dhe observatori ka një zyrë në Britaninë e Madhe dhe ka të punësuar vetëm një person.

Këto organizata i referohen disa grupeve të kompromentuara siç janë ‘Helmetat e Bardha’.

Por le të flasim pak për ‘Helmetat e Bardha’. Kjo organizatë është themeluar në vitin 2013 nga një ish-oficer i ushtrisë britanike. Organizata ka përfituar deri në 100 milionë dollarë fonde nga SHBA-të, Britania dhe disa shtete të tjera Evropiane.

Kjo organizatë pretendon se ka shpëtuar jetë njerëzish në Aleppon Lindore dhe në Idlib. Por deri më sot askush në Aleppon Lindor nuk ka dëgjuar për ta. Po flas për persona që jetojnë në 95% të Aleppos Lindore e cila është e çliruar.

‘Helmetat e Bardha’ pretendojnë se janë neutralë, por ata janë parë dhe dokumentuar duke mbajtur armë dhe duke qëndruar mbi trupat e pajetë të ushtarëve të shtetit sirian.

Ata kanë fabrikuar raporte ku shfaqnin në dy vende të ndryshme fotot e një fëmije të quajtur Aya. Në raporte ky fëmijë shfaqet dy herë në dy vende të ndryshme. Këto nuk janë organizata të besueshme.

Aktivistët anonimë, pa emër, pa identitet nuk mund të jenë të besueshëm.

Pra sa i takon burimeve tuaja në terren, mund të themi, se ju nuk dispononi fare të tilla burime si media.

–Në lidhje me pyetjen tuaj të parë, që lidhet me axhendën e koorporatave mediatike, mund të them se kjo është axhenda që synon ndryshimin e regjimit. Si mundet që gazeta ‘New York Times’ që po e lexoja sot në mëngjes, apo si mundet ‘Demoracy Now’ të pretendojnë se kjo është një luftë civile në Siri?

Si mund të pretendojnë edhe sot e kësaj dite se forcat rebele ishin të paarmatosura dhe paqësore deri në vitin 2012?

Kjo është absolutisht e pavërtetë.

Si mund të pretendojnë se qeveria siriane po vret civilë në Aleppo, ndërsa çdo refugjat i arratisur nga zonat e pushtuara nga rrebelët thonë të kundërtën?