erla-mehilli

Debatet e ditëve të fundit për fitim mandatesh kanë sjellë edhe rikthim në debatin e investimeve. Gjatë mbrëmjes së djeshme, analisti Dritan Hila ishte i ftuar në studion e Ora News, e duke folur në lidhje me qytetin e Vlorës, ai u shpreh se ky qytet bregdetar ishte lënë i braktisur nga qeveria e Sali Berishës.

Por deklarata e Hilës, kanë gjetur përgjigjen e zëdhënëses së ish-kryeministrit, Sali Berisha. Me një status në profilin e saj në Facebook, Erla Mëhilli i është përgjigjur me shifra investimesh thënieve të analistit Dritan Hila.

Më poshtë keni reagimin e plotë të saj:

Tek dëgjoja mbrëmë rezultatet e sondazhit të IPR në Ora News, u befasova nga deklaratat e njërit prej panelistëve, i cili u shpreh se Sali Berisha nuk bëri investime në Vlorë gjatë qeverisjes së tij, duke e lënë atë si Kandahar…

Duke besuar se këto deklarata kanë në bazë keqinformimin e panelistit dhe në respekt të publikut të Vlorës dhe Shqipërisë, dua t’i rikujtoj zotërisë se, në tetë vite të qeverisë së mëparshme, Vlora dhe Qarku i saj kanë marrë investime publike më shumë se çdo qark tjetër, dhe kjo kryesisht për shkak të potencialit të madh që ka Vlora.

Konkretisht, në Vlorë, gjatë këtyre viteve janë investuar 850 milionë dollarë, janë ndërtuar 730 kilometra rrugë nga Konispoli ne Novoselë.

Janë ndërtuar dhe rindërtuar 73 shkolla, 89 spitale dhe qendra shëndetësore, 62 ujësjellësa dhe kanalizime.

Po i rikujtoj këtu, se vetëm njëra urë e autostradës Levan – Vlorë kushton më shumë se të gjitha investimet që ka bërë qeveria aktuale në qytetin dhe rrethin e Vlorës. Ose se, vetëm financimi në blegtori, ullishte dhe drure frutorë është më shumë se investimet e qeverisë aktuale në qytetin e Vlorës.

Përveç rrugës Levan – Vlorë, u ndërtua rruga TransBallkanike, me një gjerësi pa ekuivalent në ndonjë qytet tjetër.

U ndërtua dhe inaugurua impianti i përpunimit të ujërave të zeza te cilin Bashkia se vuri ndonjëherë në punë se s’do të paguajë energjinë elektrike.

U rindërtua ujësjellësi, u siguruan fondet dhe u bë projekti për rindërtimin e kanalizimeve, të cilin Edi Rama e shtyu disa vite.

Po kështu, u bë projekti, u sigurua financimi për rrugën e Lumit të Vlorës, që Edi Rama po e quan tani Korridor.

U bë projekti, u sigurua financimi si dhe u la gati për procedurën e prokurimit By passi i Vlorës, që sot pas katër vitesh nuk janë ndërtuar as dy kilometra.

Gjithashtu, në fund të vitit 2012 u prokurua dhe nisën punimet për By Passin e Fierit, i cili duhet të përfundonte në 2015 por për shkak të marrëdhënieve korruptive të Edi Ramës me kompaninë, punimet kanë mbetur aty ku ishin.

Si dëshmitare e festimeve të papërsëritshme të 100 vjetorit të pavarësisë, mendoj se Vlora njohu më 28 nëntor nderimin më të madh në tërë historinë e saj. Përfaqësues nga më të lartit të 63 vendeve si dhe qindra mijëra shqiptarë ishin në Vlorë në “Sheshin e Flamurit” më 28 nëntor 2012. Aty mungonte vetëm njëri; kryetari i bashkisë së Vlorës, i skllavëruar nga Edi Rama. Sali Berisha vendosi Ismail Qemalin, të cilin e mbajtën 1 shekull larg Tiranës, në zemër të Tiranës, aty ku e meritonte.

Një gjë nuk bënte dot Berisha; nuk mund të mbushte Vlorën me kanabis si Edi Rama, sepse beson se kanabisi është shkatërrimtar për Vlorën dhe potencialet e saj të jashtëzakonshëm.

Këtu më poshtë keni listën e investimeve për Vlorën dhe qarkun e Vlorës gjate 8 viteve te qeverisjes se mëparshme:

QARKU VLORE, SARANDE e DELVINE

Investimet 2006-2013

Këto vite janë investuar 850milion $ ose 18 herë më shumë të PS.

• Janë ndërtuar

• mbi 730 km rruge kombëtare dhe rurale 330 milion $

• Po përfundon projekti ujë 24 ore.

62 Ujësjellsa e KUZ e Impiante te përpunimit biologjik.

• 89 qendra shëndetësore e ambulance.

• 73 shkolla te rikostruktuara.

-Rruga transballkanike,6 ml euro

-Thellimi i portit të Vlorës

Impianti i Përpunimit të ujërave të zeza të qytetit të Vlorës

14 ml euro etj

Nga Konispoli në Novoselë janë ndërtuar:

• 300 km Rr. Kombëtare, 330 km Rr. Lokale, 100 km Rr.Rajonale

• Rruga e Bregut, Autostrada Vlorë-Fier, Superstradat Qaf Botë-Krane, Rr. Butrintit, Rr. Transballkanike, Rr. Orikum-Tragjas, Rr. Vlorë-Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, Rr. Vlorë-Selenicë, Rrugët lidhëse me detin të fshatrave të Himarës. Rr.Delvinë-Skerficë. Rr. Xarrës- Cuke, Rr. Kote – Sevaster-Vlore

Hyrja dhe rrugët e Sarandës,

• Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.

• Brenda dy viteve të para përfundoi By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.

1. Turizëm: Në këto vite është arritur të 10 fishohet numri i turistëve.

Investimet dhe rrugët lidhëse me detin kanë synuar rritjen e produktit turistik.

Në fushën e Turizmit kulturor janë restauruar 30 objekte duke ka investuar 600 mijë $.

• Vlora tashmë ka një Plan të Rregullimit të Bregdetit të Jugut.

• Numri i bizneseve është dyfishuar në 12 600 nga 6500 në vitin 2005.

• 21 milion $ në Bujqësi, Subvencionuar 1300 ha, përfituar 3500 fermerë.

Në fushën e Hidrokarbureve janë investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvinës.

• Po ndërtohen 30 HEC me fuqi 50MË dhe janë rikonstrukutuar plotësisht Hecet ekzistuese

• Në Sistemin e Energjisë Elektrike janë investuar 370 milion $ .

• Në pyje kullota dhe peshkim janë investuar 1 milion $.

• Në Portet Vlorë e Sarandë janë investuar 10 milion $.

Delvina

Ne këto vite në Delvinë, Vergo, Mesopotam e Finiq janë investuar:

• 35 km rrugë.

• 5 shkolla e kopshte,

• 16 Qendra Shëndetsore e Ambulanca,

• 5 sisteme Ujësjelles e Kanalizime

Delvina ka dalë plotësisht nga mënjanimi me përfundimin e plotë punimeve te aksit rrugor Kardhiq-Delvine si dhe Rikonstruksionin e rrugës Delvinë-Muzinë.

• Ndërtimi i rrugëve ka ndikuar ndjeshëm ne zhvillimin e biznesit te turizmit dhe atij agrar.

Kështu rrugët e reja Delvinë–Sarandë dhe Muzinë–Urë Gajdar e kanë përgjysmuar kohën e transportit, duke sjellë krijimin e 38 bizneseve të mesme.

• Subvencionet-72milion lekë, 490 ha sipërfaqja e mbjellë, përfitues 550 fermerë e blegtorë.

• Numri Bizneseve është rritur

Numri i bizneseve ka arritur 660 aktivitete nga 430 biznese ne vitin 2005.

Saranda – Mbi 280 milion$ Investime

• Ne këto vite ne Sarande janë investuar 340 km rruge.

o Rruge nacionale 146 km.

o Rruge rurale 154 km.

o Rruge bashkiake 30 km.

• Janë ndërtuar 19 shkolla e kopshte,

• 30 Qendra Shëndetësore e Ambulanca,

• 19 sisteme Ujësjellës e Kanalizime dhe Impianti i

Ndërtimi i rrugëve ka ndikuar ndjeshëm ne zhvillimin e biznesit te turizmit dhe atij agrar.

Këtu përmendim rrugët e Bregdetit, Sarande – Ksamil- Butrint, Sarande – Konispol,

Hyrja e Sarandës, Sarande- Pllake – Xarre, Sarande – Delvine, Rrugët e brendshme ne Sarande, në Ksamil, Plazh i Lukovës.

• Numri i turisteve ne bregdetin tone është 10-fishuar.

Ne rrethin e Sarandës ne dy vitet e fundit janë mbi 600 mije turiste nga te cilët 45% turiste te huaj qe vijnë për pushime dhe guida.

Numri i hoteleve ka arritur ne 200 hotele me 28 mije shtreter pa llogaritur turizmin familjar.

Numri te punësuarve ne industrinë e turizmit ka arritur ne 4000 persona.

• Subvencionet – 162 milion leke, 490 ha sipërfaqja e mbjelle, përfitues 1100 fermerë e blegtore.

o Është 2 fishuar prodhimi i ullirit duke arritur 7800 ton.

o Është 4 fishuar prodhimi i agrumeve duke arritur 8000 ton.

o Është rritur prodhimi i misrit

o Është rritur sasia e peshkut ne 750 tone.

• Porti Detar është kthyer ne baze për zhvillimin e rajonit.

o Është ndërtuar porti i ri i mallrave ne Limjon, 280 milion leke.

o Është ndërtuar kalata e anijeve cruise (crocere) me një gjatësi 180 m, dhe thellësi 9 m, me vlefte 480 milion leke. Me ndërtimin e kësaj kalate porti aktual shndërrohet tërësisht ne një port për pasagjere e turiste.

• Universitetit Sarandës Filial i UT nga 63 studentë në nisje sot numri i tyre ka arritur në 650, ose dhe nga 25 qytete të vendit.

• Numri Bizneseve është dyfishuar.

Numri i bizneseve ka arritur 2890 aktivitete nga 1460 biznese ne vitin 2005.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/genjeve-per-vloren-zedhenesja-e-berishes-kunder-dritan-hiles/ […]

Comments are closed.