Pasi u tha se Nostradamus parashikoi fitoren e Trump, udhëheqësi që sjell fundin e botës? Apo dhe se profetcia e Baba Vangut, paska thënë se Trump do të jetë President i SHBA-ve, këtë herë mediat e huaja kanë zbuluar se, në Bibël shkruhet se ai do të jetë Presidentii 45-të i SHBA-ve.

Eksperti i kodeve të Biblës, Rabini Matityahu Glazerson, ka thënë me siguri të plotë se, president i ardhshëm i SHBA-së do të ishte Donald Trump.

I shprehur lidhur me këtë, ai ka shtuar se, ka gjetur dëshmi në Bibël dhe se fitorja e Trump-it është e lidhur direkt me mbështetjen që ai ia ofron Izraelit. Këtë ai e lidh me gjetjen e fjalës “Donald” në hebraisht, afër fjalëshebraishte për ‘president’.

Rabbi Matityahu Glazerson, autor i më shumë se 30 libra në hebraisht dhe ekspert në deshifrimin e kuptimeve të fshehura të hebraishtes së lashtë, thotë se ai ka gjetur tekstet në librat që parashikojnë se, Donald Trump do të bëhesh President i Shteteve të Bashkuara.

Në një pjesë të tekstit, fjala “Donald” shfaqet me shkronja hebraike për fjalën “Nasi” e cila është hebre për President. Kodet janë të përsëritura në një seksion tjetër.

Edhe në qoftë se Trump ka fituar, shtoi ai, kjo nuk do të thotë se Kodi i Biblës rabin është autentik. “Në mënyrë që të jem i bindur, një person i tillë do të duhet që të parashikojë gjëra të shumta më parë, jo vetëm një”.

Dijetarët të cilët besojnë në kodin e Biblës thonë se ajo mund të përdoret për të parashikuar rezultatet në botën bashkëkohore. Skeptikët thonë se kjo është e gjitha për shkak të fatit, dhe ndërsa faktet nganjëherë duket të përshtaten, kjo mund të jetë jo më shumë se rastësi.

Më parë këtë vit, dijetari Haredi Kikar Hashabbat parashikoi se Hillary Clinton do të fitojë, sipas News International. Kodet në gjuhën hebraishte përmendin edhe fjalët “i zgjedhuri” dhe “dashuri për Izraelin”. Trump ka bërë të ditur se ndjen në dashuri të thellë ndaj Izraelit dhe se, po të fitojë, do ta mbrojë këtë shtet.

Burimi: Christian Today/Pershtati: Redjon Shtylla

3 COMMENTS

Comments are closed.