Vogëlushi, Miller Casher buzëqesh akoma pavarësisht se ai nuk do të mund të ecë apo të flasë sërish. Truri i gjashtë vjeçarit po degjerenon dita ditës, nga një sëmundje e rrallë që ja ka shndërruar totalisht jetën e tij. Në vetëm në një vit, jeta e një djali nga energjik dhe i zgjuar ka ndryshuar aq shumë, saqë ai nuk arrin të flasë më apo të lëvizë.

Gjëndja e Millerit ka ardhur si pasojë e akumulimit të hekurit në tru. Sëmundja e quajtur Pantothenate kinase neurodegeneration (PKAN) e ka bërë Millerin të humbasë funksionin e trurit dhe të mos arrijë të kontrollojë muskujt e tij.

Siptoma të tjera të sëmundjes përfshijnë , lëvizje të pavullnetshme të trupit dhe muskujve. Nëna e tij, e quajtur Sofi, nga Australia tregoi për DailyMail se si kjo sëmundje po i konsumon pak nga pak djalin e saj.

“I ka marrë aftësinë e tij për të folur, ngrënë apo për të ecur.Ndodhi shumë shpejt. Për 10 ditë ai nga gjendja e tij normale, arriti në gjendjen që nuk arrinte të bënte asgjë”, ka thënë ajo.

Sipas studimëve PKAN prek një në një milionë njerëz. “Ne nuk dimë asgjë, që të themi si mund të vazhdojë sëmundja”, tha jo. Miller është i varur 100 përqind nga mamaja e tij, e cila e pastron, ushqen dhe i jep ilaçet çdo ditë.Ai ushqehet nëpërmjet një tubi.

“E ushqej 4 deri në 5 herë në ditë. I jap ilaçet 13 herë në ditë. Pastaj larja dhe veshja janë dy punë pak të vështira. Pavarësisht se atij i duhet një përkujdesje e veçantë ai sërisht shkon në shkollë, kur mundet”, tregoi ajo./

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/gjashte-vjecari-semundje-te-rralle-ka-humbur-aftesine-per-te-ecur-dhe-folur-ne-vetem-dhjete-dite/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/gjashte-vjecari-semundje-te-rralle-ka-humbur-aftesine-per-te-ecur-dhe-folur-ne-vetem-dhjete-dite/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/gjashte-vjecari-semundje-te-rralle-ka-humbur-aftesine-per-te-ecur-dhe-folur-ne-vetem-dhjete-dite/ […]

Comments are closed.