Arkeologët dhe studiuesit kanë arritur të zbulojnë disa fosile ujore në një fshat të Mucurit, në qytetin Kırşehir të Turqisë. Fosilet mendohen se i përkasin një periudhe 33 deri 55 milionë vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i grupit të kërkimeve sipërfaqësore pranë Degës së Antropologjisë në Universitetin Ahi Evran (AEÜ), Doç. Dr. Ahmet Cem Erkman, bashkë me ekipin e tij kanë zhvilluar kërkime sipërfaqësore, ku janë gjetur fosile të ndryshme të trupave ujorë të cilët mendohet se i përkasin një periudhe më shumë se 40 milionë vite më parë.

Një kërkim apo detaj i tillë shkencorë nuk ka qenë më parë i regjistruar dhe për këtë arsye fosilet e gjetura janë regjistruar dhe certifikuar nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit.

11 COMMENTS

Comments are closed.