Një peshkatar të cilit i ra iPhone në një liqen të akullt ka zbuluar se smartfoni i tij u gjet një vit më vonë, dhe punon sërish në mënyrë të përkryer.

Michael Guntrum nga Knox, Pennsylvania, ka qenë duke peshkuar në një liqen të ngrirë kur i ka rënë iPhone nga xhepi dhe ka hyrë në vrimën ku ishin vënë grepat.

Por, pasi uji i liqenit është tharë, në atë vend ka shkuar Daniel Kalgren, një inxhinier mekanik, i cili e zbuloi telefonin me një detektor metalesh. Ai e gjetin iPhone-in të zhytyr në baltë dhe e mori me vete.

Pasi e ka pastruar dhe e ka vënë në oriz për disa orë, e ka lidhur kabllon për karikim dhe telefoni është ndezur.

Me të parë se kush është pronari, Kalgren e ka kontaktuar për ta njoftuar për gjetjen që ka bërë në liqen.

3ab1c16c00000578-0-image-m-21_1479923879827 3ab1c16300000578-0-image-a-22_1479923886510 3ab1c17100000578-3965646-kyle_lake_which_had_been_frozen_at_the_time_of_mr_guntrum_s_fish-a-44_1479929750590

6 COMMENTS

Comments are closed.