Dërgohet në spital pas gjetjes, piloti i cili u hodh me parashutë nga avioni luftarak i Sirisë i cili u rrëzua në pjesën periferike të lagjes Yaylacık, në rajonin Antakya të qytetit Hatay në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se pas rrëzimit të avionit luftarak në kuadër të dëshmive janë kryer punimet e kërkimit nga ajri dhe toka për gjetjen e pilotit të hedhur me parashutë.

Nga kërkimet e ekipeve të policisë dhe forcave speciale operacionale të xhandarmërisë, është gjetur edhe parashuta e pilotit.

Gjithashtu bëhet e ditur se punimet për gjetjen e pilotit janë vështirësuar për shkak të humbjeve të gjurmëve si pasojë e baltës nga shirat në rajon.

Ekipet pasi kanë vlerësuar se piloti do të përpiqej të krijonte kontakte duke u ngjitur në lartësi intensifikuan punimet në rajonet kodrinore në Ayvaderesi.

Ndërsa bëhet e ditur se ekipet pas një pune intensive prej 9 orësh kërkimesh kanë gjetur pilotin në një gjendje të lodhur rreth 500 metra nga vendi ku ishte gjendur parashuta.

Piloti i cili theksohet se është me origjinë siriane dhe emri i të cilit nuk është identifikuar ende është dërguar në komandën e xhandarmërisë Altınözü, dhe pas ndihmës së parë në ambulancë ai është dërguar në spitalin shtetëror në Hatay.

Theksohet se kërkimet kanë përfunduar pasi në avion ka qenë vetëm një person.