Dr.Udo Ulfkotte, ish-redaktor i një gazete gjermane, libri bestseller i së cilit ekspozoi që CIA kontrollon mediat gjermane, është gjetur i vdekur.

Ulfkotte ka qenë redaktor në Frankfurter Allgemeine Zeitung, një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, në kohën që botoi librin bestseller që i kushtoi punën e tij, dhe ndoshta jetën e tij.

Ai ishte 56 vjec. Mediat gjermane, të cilat ishin ndaluar të raportonin punën e tij në vitet e fundit, shprehën se ai vdiq nga “ataku kardiak”.

Ish-redaktori i gazetës më të madhe në Gjermani zbuloi se CIA paguan gazetarët në Gjermani, Francë, Britani, Australi dhe Zelandë të Re për të mbjellë histori të rreme – dhe se CIA po përpiqet të sjellë luftë në Rusi.

Duke pranuar se jeta e tij ishte e kërcënuar, Ulfkotte shpjegoi se ai ishte në një pozitë më të mirë se shumica e gazetarëve për të ekspozuar të vërtetën, pasi ai nuk kishte fëmijë me të cilët të mund të kërcënohej.

Duke folur për gazetën ruse Russian Insider, Ulkfotte ka thënë: “Kur i thashë Frankfurter Allgemeine Zeitung që do të botoj librin, avokatët e tyre më dërguan një letër kërcënuese me të gjitha pasojat ligjore në qoftë se unë do të publikoja ndonjë emër apo sekretet – por mua nuk më intereson. Ju e shihni, unë nuk kam fëmijë për të cilët duhet të kujdesem.”

Frika e tij për një luftë në Europë, e çoi atë drejt vendimit për të treguar të vërtetën për korporatën mediatike që kontrollohet nga shërbimet e inteligjencës në emër të klasës financiare.

“Unë kam qenë gazetar për rreth 25 vjet, dhe jam edukuar për të gënjyer, për të tradhtuar, dhe që të mos them të vërtetën për publikun”, ka thënë Ulfkotte për Russia Today. “Unë suportohesha nga Agjensia Qëndrore e Inteligjencës, CIA. Pse? Sepse jam pro-amerikan.”

“Mediat gjermane dhe amerikane përpiqen të sjellin luftë për njerëzit në Evropë, të sjellin luftë në Rusi. Kjo është një pikë ku s’ka më kthim, dhe unë do të ngrihem në këmbë dhe do të them … se nuk është e drejtë ajo që unë kam bërë në të kaluarën; manipulimi i njerëzve, bërja e propagandës kundër Rusisë.”

Ulfkotte tha shumica e gazetarëve të korporatave mediatike në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë janë “të ashtuquajturit mbulues jo-zyrtarë,” që do të thotë se ata punojnë për një agjensi të inteligjencës. “Mendoj se është rasti tipik me gazetarët britanikë, sepse ata kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Është veçanërisht rasti tipik me gazetarët izraelitë. Natyrisht edhe me gazetarët francezë. … Është rasti me Australianët, gazetarët nga Zelanda e Re, nga Tajvani, dmth, janë shumë vende”, tha ai.

Libri Gazetarët e Blerë nga Ulfkotte u bë një bestseller në Gjermani, por, në një kthesë të çuditshme që Ulfkotte thotë se karakterizohet nga kontrolli i mediave perëndimore nga CIA, libri nuk mund të raportohet në shtypin gjerman.

Ulfkotte tha: “Asnjë gazetar gjerman i medias kryesore nuk lejohet të raportojë në lidhje me librin [tim]. Përndryshe ai ose ajo do të pushohet. Pra, ne tani kemi një bestseller për të cilin asnjë gazetar gjerman nuk lejohet të shkruajë ose të flasë.”

Ulfkotte tregon se ishte urdhëruar nga CIA për të shkruar në gazetën e tij një histori të rreme se presidenti libian Muamar Gedafi ishte duke ndërtuar fabrika të gazit helmues në vitin 2011.

“Mediat gjermane dhe amerikane përpiqen të sjellin luftë për njerëzit në Evropë, të sjellin luftë në Rusi,” tha ai për RT. “Kjo është një pikë ku s’ka më kthim, dhe unë do të ngrihem në këmbë dhe do të them … se nuk është e drejtë ajo që unë kam bërë në të kaluarën; manipulimi i njerëzve, bërja e propagandës kundër Rusisë, dhe se nuk është e drejtë ajo që kolegët e mi bëjnë dhe kanë bërë në të kaluarën, për shkak se ata janë të korruptuar të tradhtojnë popullin, jo vetëm në Gjermani, në të gjithë Evropën. … Unë jam shumë i frikësuar nga një luftë e re në Evropë, dhe nuk dua ta përjetoj këtë situatë përsëri, sepse lufta nuk vjen kurrë vetë, janë gjithmonë njerëz që shtyjnë për luftë, dhe nuk janë vetëm politikanët, janë gazetarët po ashtu. … Ne kemi tradhtuar lexuesit tanë, vetëm për të nxitur për luftë. … Unë nuk e dua më këtë; Jam ngopur me këtë propagandë. Ne jetojmë në një republikë banane, dhe jo në një vend demokratik, ku kemi lirinë e shtypit.” / © Gazeta Impakt

Burimi: YNW

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 59745 more Information on that Topic: epavarura.com/gjendet-vdekur-ish-redaktori-qe-ekspozoi-cia-n/ […]

Comments are closed.