U gjend i vdekur spiuni rus, Erovkin që kishte raportuar për lidhjen e Rusisë me zgjedhjen në krye të Amerikës, Donald Trump.

Ndoshta Kremlini fsheh vrasjen e Oleg Erovinkin, ish gjeneral i KGB -së, i cili e ka ndihmuar spiunin britanik Christopher Steele (ish pjesëtar i MI6) që të zbulojë dokumentet të cilët e komprometojnë presidentin amerikan, Donald Trump.

Në dokumente shkruan se Rusia ka ndihmuar që Trump të zgjidhet president i SHBA’ve, por edhe që ka pretendime mbi jetën e tij seksuale.

Erovinkin është gjetur i vdekur në  më 26 dhjetor. Edhe pse pretendohet se ai ka vdekur nga ataku në zemër, besohet se është vrarë pikërisht për shkak të rolit  në dokumentet komprometuese. Nga morgu  nuk është publikuar konfirmimi mbi shkakun e vdekjes, shkruan “Daily Mail”.

Erovinkin përshkruhet si ndërmjetësues kyç  mes Igor Sechin, ish zëvendës kryeministër rus dhe presidentit Vladimir Putin.

Në dokumentacionin, i cili është publikuar, agjenti Steele ka theksuar se burimi i tij ishte i afërt me Sechinin. Ai ka thënë se burimi ka zbuluar lidhjen mes mbështetësve të presidentin amerikan dhe Moskës.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 58460 additional Info to that Topic: epavarura.com/gjendet-vdekur-spiuni-rus-lidhur-dosjen-e-donald-trump-foto/ […]

Comments are closed.