Një gjeneral amerikan ka deklaruar se lufta mes SHBA-ve dhe Rusisë është jo larg.

Duke folur në një takim të Shoqatës së Ushtrisë në Uashington, gjenerali Mark A.Milley deklaroi se “lufta me Rusinë është thuajse e garantuar”.

“Do të jetë një luftë që nuk është parë deri më sot. Do jetë e shpejtë dhe shkatërrimtare”, tha gjenerali.

Komenti i tij vjen pas një lajmi të pakonfirmuar, sikur Rusia po bën teste ndaj sulmeve të mundshme bërthamore.

Mediat amerikane shkruajnë se 40 milionë njerëz po marrin pjesë në këtë stërvitje masive që kanë nisur në 4 tetor dhe përfundon nesër.

“Ne jemi gati për luftë dhe po sfidohemi, ndaj mendoj se lufta është shumë afër”, tha gjenerali Milley.

Gjeneral Milley është gjeneral me 4 yje dhe Shef i Stafit i ushtrisë amerikane.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/gjenerali-amerikan-kemi-lufte-rusine-e-shpejte-dhe-shkaterrimtare/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 70033 additional Information to that Topic: epavarura.com/gjenerali-amerikan-kemi-lufte-rusine-e-shpejte-dhe-shkaterrimtare/ […]

Comments are closed.