Një gjeneral amerikan paralajmëroi se propagandat që mbjellin urrejtje kundër muslimanëve janë një lojë në fushën e ISIS dhe të Al Kaidës.

Gjeneral David Petraeus, ish shef i CIA-s dhe gjeneral në pension, deklaroi për gazetën Uashington Post se çdo politikan dhe çdo person në Amerikë që bën propagandë helmuese ndaj muslimanëve, në realitet u shërben interesave të Al Kaidës dhe ISIS-it. Ai shtoi se situata e rëndë dhe shqetësuese në rajonin e Lindjes së Mesme është një trashëgimi e rrezikshme për presidentin e ardhshëm të SHBA. Petraeus tha se do të ishte shumë e rrezikshme nëse nënvlerësohet rreziku që paraqesin grupet terroriste për të gjithë botën. Ai paralajmëroi se propagandat raciste dhe diskriminuese që kryhen kundër muslimanëve në SHBA dhe në disa vende perëndimore janë një shërbim i vyer për grupet terroriste dhe ekstremiste.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 10418 more Info to that Topic: epavarura.com/gjenerali-amerikan-kritikon-propagandat-raciste-ndaj-muslimaneve-ne-shba/ […]

Comments are closed.