Për shkak të marrjes së mitos në Rusi është arrestuar edhe një zyrtar i lartë shtetëror, i cili ishte njeriu kryesor për formimin e gardës ruse.

Bëhet fjalë për ish-zëvendës komandantin e njësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, gjeneral-lejtënant Vjaçeslav Varçuk (54), i cili ishte në krye të grupit punues që duhet të përcaktojë buxhetin e gardës së sapoformuar ruse.

Ai është arrestuar nën dyshimet se ka vjedhur paratë shtetërore.

Interesante është se gjeneral-lejtënant Varçuk edhe më herët konsiderohej si njeri i pasur.

Sipas revistës “Forbs” ai konsiderohej si njëri nga pesë gjeneralët më të pasur.

The post Gjenerali i Putinit arrestohet për shkak të korrupsionit appeared first on Telegrafi.

10 COMMENTS