Të gjithë e kanë të njohur historinë – dhe zërat – për atë që ndodhi në Rosuell, Nju Meksiko, në vitin 1947. Vetë Klintoni ka thënë se, sa kohë që nuk ka asgjë në dosje që do të kompromentonte sigurinë kombëtare, ajo do të deklasifikonte të gjithë dosjet e Rosuellit. Në atë kohë, Xhon Podesta ishte këshilltar i presidentit Obama dhe mendonte që realizimi i kësaj ishte prioritet. Kur u largua, ai shkruajti në Tuiter se mos realizimi i këtij premtimi ishte dështimi më i madh i tij.

Mes emaileve kishte dhe disa vërtetë të cuditshëm që përfshinin edhe një email të Tom DeLonge, i Blink-182, i cili i shkruante Podestës për UFO-t. Ai pyet nëse mund të sjellë “dy njerëz shumë të rëndësishëm në Uashington për t’i takuar”. Nuk është e qartë ajo që ndodhi, por ne dimë që Podesta ishte pjesë e një dokumentari të prodhuar nga DeLonge. Të tjerë emaile dukej se tregonin takime mes DeLonge, Podesta dhe astronauten Susan McCasland Uilkerson, dhe investigimet mbi veprimtarinë e ekipit të Clintonin morën përgjigje me akuza se Rusia ishte prapa krijimit të dokumentave në një përpjekje për ta diskredituar.

8 COMMENTS

Comments are closed.