Gjermania “blindon” kufijtë, këto janë masat e rrepta për ata që hyjnë në vend

9
57

Komisioni Evropian i ka inkurajuar para pak kohësh shtetet anëtare që t’i zbatojnë sipas rregullave kontrollet policore në kufi.

Në një intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”, ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) tha se këto rregulla duhet t’i zbatojnë edhe landet.

Kontrollet e personave nga policia federale duhet të bëhen në një zonë kufitare në gjerësi prej 30 kilometrash në brendësi të kufirit, e cila është hequr që nga futja e zonës Shengen në vitet 90-të.

“Kontrollet në këtë zonë janë një mjet i suksesshëm në luftimin e migracionit ilegal, kriminalitetit ndërkufitar dhe kontrabandimit të migrantëve ilegalë”, theksoi de Maizière, shkruan DW.

Jo vetëm policia federale por edhe ato të landeve duhet të përdorin këtë instrument. “Kjo bëhet varësisht nga pozita gjeografike e një landi, por kontrollet duhet të bëhen me vendosmëri”.

Shumë ligje kufitare përmbajnë rregullat se si duhet vepruar, shpjegon ministri. Ndërsa atje ku ka nevojë, duhet të krijohet urgjentisht edhe korniza ligjore.

Sfondi i një vendimi të këtillë është vendimi i Komisionit Evropian nga data 17 shkurt, ku thuhet se Gjermania nuk i ka shkelur rregullat e kontrolleve kufitare, me shpjegimin se ato mund të ketë qenë në kundërshtim me kodeksin e Shengenit. Njëkohësisht janë inkurajuar të gjithë vendet e Shengenit që të ndërmarrin masat e duhura për ruajtjen e kufirit. Në Gjermani ky vendim prek 13 nga 16 landet e saj.

The post Gjermania “blindon” kufijtë, këto janë masat e rrepta për ata që hyjnë në vend appeared first on Telegrafi.

Google search engine

9 COMMENTS