Nëse vjedh ushqim, i shtyrë nga nevoja për të ngrënë, kjo nuk përbën krim. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë në Xhenova të Italisë, e cila ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhënë një të riu me shtetësi të huaj dhe i pastrehë.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë e cilësoi të ligjshëm mosndëshkimin për vjedhje të të riut Roman Ostriakov, i cili kishte vjedhur salsiçe dhe djathë në vlerë 4 euro.

Çështjen në Gjykatën e Lartë nuk e ka dërguar i akuzuari, por prokuroria e Apelit, e cila kërkonte që i pandehuri të dënohej për tentativë vjedhjeje, pasi Ostriakov ishte bllokuar te dera e supermarketit, pa arritur të dilte.

Sipas vendimit, “gjendja e të pandehurit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur përvetësimi i mallit vërtetojnë se ai e ka bërë këtë veprim për t’i bërë ballë nevojës imediate për t’u ushqyer, pra një veprim në kushtet e nevojës”.

4 COMMENTS