Një gjykatë e Izraelit ka lëshuar një rekomandim të enjten në adresë të Prokurorit publik që në një afat 30 ditorë të dorëzojë trupat e pajetë të palestinezëve të vrarë nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Izraeli mban trupat e pajetë të 18 palestinezëve të vrarë gjatë periudhës prej para tetë dhe dy muajsh me pretendimin se kanë kryer sulme me thikë.

Sidoqoftë, gjykata nuk ka shfuqizuar masat e ndërmarra kundër familjeve të palestinezëve të vrarë.

“Thuhet se secili trup i pajetë duhet të dorëzohet në mesnatë ndërsa varrimi të bëhet në prani të jo më shumë se 30 anëtarëve të familjes”, deklaroi për AA Mahmoud Mahmoud, avokat i Asociacionit për të Drejtat e Njeriut, al-Dameer.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze mbi 210 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri më sot, atëherë kur filloi një valë e dhunës që shpërtheu mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Nga ana tjetër, Izraeli thotë se në të njëjtën periudhë kohore nga ana e palestinezëve janë vrarë 33 izraelitë dhe të huaj.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 94772 additional Info to that Topic: epavarura.com/gjykata-tu-kthehen-familjeve-trupat-e-palestinezeve-te-vrare/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 90003 more Information to that Topic: epavarura.com/gjykata-tu-kthehen-familjeve-trupat-e-palestinezeve-te-vrare/ […]

Comments are closed.