Një gjyshe nga Kolumbia ka kthyer mbrapsht nipin e saj të porsalindur në klinikën ku ai lindi.

Ajo ka akuzuar personelin e klinikës “Santa Marta” në Kolumbi, sepse mendonte se nipi i saj ishte shkëmbyer me një fëmijë tjetër, pasi ai ishte shumë i shëmtuar.

Gjyshja kërkoi që ta shkëmbente nipin e saj me një bebe tjetër, por stafi nuk pranoi pasi ata pretendonin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse atë ditë në klinikë ka lindur vetëm një djalë.

Sekretari i klinikës “Santa Marta”, Carlos Pallares,tha :-“Gjyshja nuk ishte shumë e lumtur. Ajo nuk e pranon dot fëmijën si një anëtar të ri të familjes dhe për këtë arsye vendosi që ta kthejë atë në klinikë së bashku me nënën e foshnjës. Situata duhet të pranohet. Ndonjëherë biologjia dhe gjenetika luajnë një rol në këto gabime dhe ne duhet ti pranojmë ato. Ato u kthyen në shtëpi së bashku me foshnjën, pasi stafi i klinikës i bëri një kontroll shëndetësor foshnjës”.

Zëdhënësi i Këshillit të Qytetit, Chadan Rosado,tha se gjyshja ishte duke u trajtuar nga një psikolog.

Tashmë foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë familjes së tij. Është ende e paqartë se pse gjyshja mendonte se fëmija ishte i shëmtuar.

1 COMMENT

Comments are closed.