Teknologji

Golf 8, prioritet i Volkswagenit – Lajme nga automobilizmi dhe teknologjia

Përkundër të gjitha njoftimeve për gamën e plotë të veturave elektrike, Golfi ende mbetet kryesori në ofertën e Volkswagenit. 

Nga tabori i këtij prodhuesi gjerman njoftohet se Golfi i ri do të ketë më pak ndryshime për dallim nga gjenerata aktuale.

Gjenerata e tetë e Golfit do të vijë me platformën MQB, ndërsa Volkswageni planifikon që këtë platformë ta përdorë deri në vitin 2025. 

Po ashtu, Golf 8 do të jetë më i lehtë për 35 deri 70 kilogramë se 7-shi, por do të jetë edhe më i ulët dhe më i gjerë.

Sa i përket motorit, motori për të cilin është përfolur deri më tani është tre cilindër dizel 1.5-litër me kapacitet nga 74 deri në 120 kuajfuqi.