Komiteti ligjvënës i kabinetit të regjimit izraelit, ka nxjerrë një projektligj i cili lejon gjykatat izraelite që të japin verdikte kundër Facebook dhe Google për t’i detyruar këto kompani që të heqin çdo lloj informacioni apo artikulli anti-izraelit nga faqet e tyre të internetit.

Iliet Shakid ministër i çështjeve juridike dhe Golad Ardan ministër i sigurisë së brendshme të regjimit sionist në muajin gusht kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Facebookut ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të gjykatave dhe policisë së regjimit sionist. Në këto takime është rëndë dakord që Facebook të heqë nga faqet e internetit çdo lloj artikulli që është shkruar kundër Izraelit.

Për këtë arsye shumë aktivistë të rrjeteve sociale në Palestinë, kanë nisur të bojkotojnë dhe sanksionojnë Facebook-un dhe kanë deklaruar: Ky rrjet social duke ndjekur qëllimet e regjimit sionist, mbyll faqet personale të përdoruesve të vetë palestinezë. Aktivistët palestinezë kanë thënë seFacebook ka mbyllur faqet e mijëra palestinezeve në mes tyre faqet e disa figurave të njohura palestineze.

Rrjeti social Facebook gjatë luftës së regjimit sionist kundër rripit të Gazës në verën e vitit 2014-të ka shkelur të gjitha parimet dhe dispozitat e rrjeteve sociale dhe ka sulmuar llogaritë personale të përdoruesve palestinezë në Facebook.

4 COMMENTS

Comments are closed.