Grabitje me armë në termocentralin Kosova A

0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në termocentralin Kosova A në Obiliq
Policia ka njoftuar se rreth orës 18 kanë pranuar raportim nga një punëtor i KEK-ut lidhur me grabitjen.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:11.
“Sot, më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkatar) i cili deklaron  se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600€.  Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Shperndaje lajmin Grabitje me armë në termocentralin Kosova A ne facebook, twiter, google+ etj.net.

Loading...