Një tjetër hap përpara në pavarësinë e gruas është bërë në Arabinë Saudite, ku pritet të hapen palestra të posaçme për gratë në çdo lagje. Nisma është pjesë e Fushatës Kombëtare të Shëndetit dhe ka për qëllim të motivojë gratë për të mbajtur trupin në formë.

Megjithatë Mbretëria nuk do t’i lejojë kurrsesi gratë të merren me sporte të tilla si futbolli, volejbolli, basketbolli dhe tenisi. Princi Rima bint Bandar, zëvendëspresident për çështjet e grave në Autoritetin e Përgjithshëm të Sporteve, tha për gazetën lokale “Okaz” se Arabia Saudite do të nisë të jap lejen që gratë të merren me palestër në fund të muajit shkurt.

Arabia Saudite zbaton praktika tepër konservative të Islamit, të njohura si Vehabizëm, që parasheh një sërë kufizimesh për gratë. Shumë klerikë në Arabinë Saudite besojnë se përfshirja e grave në sport është një mëkat. /E.SH/

3 COMMENTS

Comments are closed.