Federata Greke e Futbollit i ka kërkuar falje popullit të Bosnje e Hercegovinës nga shkaku i shfaqjes në tribunë të një pankarte me mbishkrim ofendues që i referohej masakrës së Srebrenicës gjatë ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese për kampionatin botëror e cila u luajt në Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Federata Greke e Futbollit dënon pankartën e papranueshme me përmbajtje fashiste, duke e dënuar në mënyrën më kategorike të mundshme”, thuhet në njoftim.

Një pankartë në të cilin shkruhej “Noz, zica, Srebrenica” (thikë, tel, Srebrenicë) u shfaq në mesin e tifozëve grek të dielën gjatë lojës në të cilën kombëtaret u ndanë barazim 1-1.

Në vitin 1995 mbi 8.000 burra dhe djem muslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë nga forcat etnike serbe. Gjykatat ndërkombëtare thanë se rasti mban epitetin e gjenocidit.

“Transparenti fyen dhe paraqet mënyrën më të neveritshme të frymës sportive të futbollit dhe të mikpritjes greke”, thotë federata. FIFA pritet të hapë një çështje disiplinore.

15 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/greqia-kerkon-falje-per-pankarten-ofenduese-kuder-boshnjakeve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/greqia-kerkon-falje-per-pankarten-ofenduese-kuder-boshnjakeve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/greqia-kerkon-falje-per-pankarten-ofenduese-kuder-boshnjakeve/ […]

Comments are closed.