Greqia kthen përsëri në Turqi 82 azilantë politikë

3

Një numër total i 82 azilantëve politikë nga Turqia janë dërguar përsëri në Turqi nga policia kufitare greke nëpërmjet qytetit verilindor Evros.

Dëshmitarët thonë që grupe të ndryshme të personave të maskuar me uniforma ushtarake kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë rrahur ata që kanë rezistuar.

Nga 82 personat që janë kthyer, 41 janë ndaluar apo arrestuar nga autoritetet turke menjhëherë pas kthimit. Ata ballafaqohen me akuza për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylenit dhe partinë puntore të Kurdistanit.

Pas dështimit të grushtshtetit në vitin 2016, që qeveria turke ia hedh fajin Gylenit, dhjetëra mijëra persona në Turqi janë vënë në shënjestër për lidhje me terrorizmin.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, policia ka bashkpunuar me një grup personash të maskuar për të i detyruar turqit që të kthehen.

Një grup i refugjatëve pas kthimit, kanë kaluar përsëri kufirin por janë ndaluar përsëri nga policia.

Kjo metodë e kthimit të refugjatëve nga grekët së pari u përdor në krizën e emigrantëve të vitit 2015. Më shumë se një million refugjatë erdhën nga Lindja e Mesme në Greqi për të shkuar pastaj në shtetet qëndrore të BE-së.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

0 Shares
Loading...