Një grua, nënë e dy fëmijëve, ka zbuluar se ajo pi gjakun e njerëzve në stilin “vampir”. Ndonjëherë ajo pi deri në dy litra gjak në muaj.

Julia Caples, 45 vjeç, ka pirë gjakun e personave të cilët ishin të gatshëm “t`ia dhuronin” për më shumë se 30 vjet. Njëri prej tyre është edhe Wesley, me të cilin ka pozuar.Julia pretendon se është një grup i madh njerëzish që pinë gjak në të gjithë botën. Megjithatë, ajo po përpiqet ta mbajë larg hobin nga djali i saj Alex, 11 vjeç, dhe vajza, Ariel, 24 vjeç, e cila e urren obsesionin e mamasë së saj.

Ajo shpesh i është lutur që të heqë dorë nga ky pasion.1 ditë më parë Pse njerëzit me dhimbje shpine vdesin para kohe? Julia ka shpjeguar se ndihet më e fortë dhe e shëndetshme, ndërsa pi gjakun e marrë nga trupi i njerëzve. “Ndihem më e bukur se kurrë, është shprehur ajo, nëse pi në mënyrë të vazhdueshme gjak.Por Julia, nuk ka pirë në mënyrë të vazhdueshme që nga koha kur ka njohur, tashmë ish burrin e saj, Donald, 49 vjeç. Ata bënë një dasëm stil “vampir” në vitin 2000 dhe pinë nga gjaku i njëri- tjetrit. Më pas, që nga lindja e Alex, Donald nuk ka pranuar të vazhdojë traditën.Julia pranon se të bënte rolin e mamasë, ka qenë dhe është në plan të parë për të.

The post Gruaja që pi gjakun e njerëzve: Ndihem e bukur, e fortë dhe e shëndetshme appeared first on Kuriozitete.

4 COMMENTS