Kryetari i djathtë i think-tankut thotë se ekzistenca e ISIS-it i shërben një “qëllimi strategjik” interesave të Perëndimit
Sipas një eksperti që bën punën e kontraktimit për NATO-n dhe qeverinë e Izraelit, Perëndimi nuk duhet ta shkatërrojë ISIS-in, grupin fashist ekstremist islamik që po kryen genocide dhe po spastron grupet minoritare etnike në Siri dhe Irak.
Pse? I ashtëquajturi Shteti Islamik “mund të jetë një mjet i domosdoshëm në dobësimin” e Iranit, Hezbollahut, Sirisë dhe Rusisë, thotë drejtori i ekspertëve.
“Ekzistenca e vazhdueshme e IS-it i shërben një qëllimi strategjik,” shkroi Efraim Inbar në “Shkatërrimi i Shtetit Islamik Është një Gabim Strategjik,” që u publikua në një studim më 2 gusht.
Duke bashkëpunuar me Rusinë për të luftuar grupin ekstremist të genocideve, Shtetet e Bashkuara po kryejnë një “budallallëk strategjik” që do të ”përmirësojë fuqitë e aksit të Moskës-Tehranit-Damaskut,” tha Inbar, duke nënkuptuar se Rusia, Irani dhe Siria po formojnë një aleancë strategjike për të dominuar Lindjen e Mesme.
“Perëndimi duhet të kërkojë përtej dobësimit të Shtetit Islamik, por jo shkatërrimin e tij,” shtoi ai. “Një IS i dobët është, në kundërshtim të intuitës, më i preferuar se sa një IS i shkatërruar.”
Inbar, një dijetar izraelit me influencë, është drejtori i qendrës Begin-Sadat për Studimet Strategjike, një ekspert që thotë se misioni i tij është për të avancuar “një axhendë realiste, konservatore dhe zioniste në kërkim për siguri dhe paqe për Izraelin.”
Grupi i ekspertëve, i njohur me akronimin BESA, është bashkuar me universitetin e Izraelit Bar Ilan dhe është mbështetur nga qeveria e Izraelit, Nisma Mesdhetare e NATO-s, ambasada e SHBA-së në Izrael dhe Këshilli i Etikës Carnegie në Punët Ndërkombëtare.
BESA thotë gjithashtu se “po kryen kërkime të specializuara për kontratën e punëve të jashtme të Izraelit dhe themelimin e mbrojtjes, dhe për NATO-n.”
Në punimin e tij, Inbar sugjeroi se do të ishte një ide e mirë tejzgjatja e luftës në Siri, që ka shkatërruar vendin, që ka vrarë qindra e mijëra njerëz dhe ka shpërngulur më shumë se gjysmën e popullsisë.
Sa për argumentin se thyerja e ISIS-it do ta bënte Lindjen e Mesme më të qëndrueshme, Inbar pohoi: “Stabiliteti nuk është një vlerë në vetvete. Është e dëshiruar vetëm nëse i shërben interesave tona.”
“Paqëndrueshmëria dhe krizat ndonjëherë përmbajnë shenja të ndryshimit pozitiv,” shtoi ai.
Inbar theksoi se “armiku kryesor” i perëndimit nuk është i vetë-deklaruari ShtetiIslamik; është Irani. Ai akuzoi administratën e Obamës për ”ekzagjerimin e kërcënimit nga IS në mënyrë që të legjitimizojë Iranin si një aktor ‘të përgjegjshëm’ që në mënyrë të supozuar, do të luftojë IS-in në Lindjen e Mesme.”
Pavarësisht pretendimeve të Inbarit, Irani është një armik i vdekshëm i ISIS-it, veçanërisht sepse qeveria iraniane është themeluar sipas islamit shia, një degëzim që ekstremistët e Isis-it e konsiderojnë një formë braktisjeje. ISIS dhe antarët e saj kanë masakruar dhe kanë bërë spastrim etnik të myslimanëve shia në Siri, Irak dhe kudo.
Inbar theksoi se ISIS kërcënon regjimin sirian të presidentit Bashar al-Assad. Në qoftë se qeveria siriane mbijeton, Inbar pohoi se, “Shumë islamik radikal në forcat opozitare, për shembull, Al Nusra dhe degëzimet e saj, mund të gjejnë zona të tjera ku mund të operojnë më afër Parisit dhe Berlinit. “Jabhat al-Nusra antar i al-Qaeda-s,dhe një prej grupeve rebele më të fuqishme në vend. (Së fundmi e ndryshoi emrin në Jabhat Fatah al-Sham.ç
Hezbollahu, ushtria me bazë libane që merr armë dhe mbështetje nga Irani, ‘po taksohet seriozisht gjithashtu nga lufta kundër IS-it, një gjendje e ngjarjeve që i përshtatet interesave të Perëndimit,” shkroi Inbar.
“Duke lejuar të këqinjtë të vrasin të këqinjtë tingëllon shumë cinike, por është e dobishme madje e moralshme të veprosh kështu nëse të këqinjtë janë të zënë dhe të pamundur për t’i bërë keq të pafajshmëve,” shpjegoi Inbar.
/ Gazeta Impakt
Burimi: MuslimPress