Një grup supremacist i bardhë në Shtetet e Bashkuara po planifikon të mbajë një protestë të armatosur në shtetin e Montanës “kundër hebrenjve, bizneseve hebreje dhe të gjithë atyre që i mbështesin.”

Faqja e internetit Daily Stormer u tha mbështetësve të saj se “ne jemi duke planifikuar një protestë të armatosur në Whitefish.”

“Montana ka ligje shumë liberale të mbajtjes së armëve, kështu që avokati im më ka thënë se ne mund të marshojmë lehtësisht në qendër të qytetit duke mbajtur armë, shkruante mesazhi.

“Aktualisht, djemtë e mi thonë se ne do të jemi në gjendje të bashkojmë rreth 200 njerëz për të marrë pjesë në marshim, i cili do të jetë kundër hebrenjve, bizneseve hebreje dhe të gjithë atyre që i mbështesin.”

Me policinë e Whitefish që ka thënë se është “në dijeni” të protestës së planifikuar për janar, grupi thotë se është gati për ta thirrur atë në kushte të caktuara.

Kjo nuk është hera e parë që faqja e internetit sulmon hebrenjtë në shtet. Ajo më parë ka publikuar të dhënat personale të njerëzve hebrenj në Montana, duke i bërë thirrje lexuesve të “marrin masa.”

“A jeni ju të gjithë gati për një Stuhi Provokimesh të modës së vjetër?”, pyeti në fillim të dhjetorit portali supremacist i bardhë, bazuar në një argument që hebrenjtë po dëmtojnë biznesin e nënës së supremacistit të bardhë Richard Spencer në qytetin turistik të skive.

Spencer, i cili është kreu i Institutit supremacist të bardhë të Politikës Kombëtare, u bë i famshëm kur foli në një tubim të nacionalistëve të bardhë në Uashington, ku audienca ngriti krahët sipas përshëndetjes së stilit nazist, pasi ai tha “Tungjatjeta, Tramp!”

Fitorja e kandidatit republikan Donald Tramp në zgjedhjet e 8 nëntorit ka ngritur shqetësime në mesin e aktivistëve të të drejtave të njeriut, pasi grupet supremaciste të bardhë po bëhen më të forta.

Famëkeqi Ku Klux Klan dhe Partia Naziste Amerikane kanë qenë ndër mbështetësit e presidentit të ardhshëm. / Gazeta Impakt

Burimi: PT

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/grupi-supremacist-bardhe-te-mbaje-nje-proteste-te-armatosur-kunder-hebrenjve-ne-montana/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/grupi-supremacist-bardhe-te-mbaje-nje-proteste-te-armatosur-kunder-hebrenjve-ne-montana/ […]

Comments are closed.