Gazeta Guardian thotë se që të dy kandidatët për president në Amerikë kanë pikëpamje negative lidhur me Iranin dhe për këtë nuk mund të pritet përmirësim i marrëdhënieve Teheran-Uashington.

Gazeta Guardian në një artikull të saj flet mbi marrëdhëniet Teheran-Uashington dhe thekson se këto marrëdhënie nuk do të përmirësohen si në krye të Shtëpisë së Bardhë të jenë republikanët dhe si të jenë demokratët. Majkëll Exoversi shkrimtar i këtij artikulli thotë se që nga fitorja e revolucionit islamik në Iran, ky vend ka zënë një pjesë të konsiderueshme të debatit në fushatat elektorale në Amerikë dhe për këtë pritet që çështja e Iranit të jetë një prej temave në debatet televizive të kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Sa i përket pikëpamjeve të të dy kandidatëve lidhur me Iranin, shkrimtari thotë: Presidenti Hasan Ruhani do ta ketë tepër të vështirë që të jetë optimist për perspektivën e zgjedhjeve në Amerikë. Trump zyrtarisht ka deklaruar se marrëveshja bërthamore e vitit 2015ishte “ katastrofë” dhe ka paralajmëruar se në rast se zgjidhet president do ta refuzojë këtë marrëveshje dhe do të shtojë 2-3 herë më shumë seksionet kundër Iranit me qëllim që iranianët të detyrohen të futen në bisedime. Nga ana tjetër Clinton ka mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe ndoshta do të ndjekë po të njëjtën linjë si Barack Obama mirëpo ajo në krahasim me Obamën ka më shumë prirje luftënxitëse. Ajo në fund të mandatit të parë të Obamës ka kërkuar shtimin e sanksioneve kundër Iranit dhe në fushatën elektorale të vitit 2008 ka thënë se nëse Irani synon të sulmojë Izraelin me bombë atomike, Amerika do ta zhdukë këtë vend përgjithmonë. Në atë kohë kjo fjali është analizuar sikur Clinton kërkon që Irani të zhduket. Artikulli përfundon duke theksuar se presidenti Ruhani duhet të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/guardian-trump-dhe-clinton-nuk-te-permiresojne-marredheniet-iranin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 24034 additional Information on that Topic: epavarura.com/guardian-trump-dhe-clinton-nuk-te-permiresojne-marredheniet-iranin/ […]

Comments are closed.