Punonjësi disa-vjeçar i institucioneve arsimore të kontrolluara nga organizata terroriste Fetullahci-strukturat shtetërore paralele (FETO/PDY), me inicialet A.O., në një deklaratë të dhënë në zyrën e prokurorit në Stamboll tha se urdhërin për grusht shteti të cilët anëtarët e FETO-s u përpoqën ta kryejnë më 15 korrik në Turqi, e ka dhënë personalisht Fethullah Gyleni, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësuesi me punë disa vjeçare në shkollat e organizatës terroriste FETO, A.O., iu drejtua Zyrës së prokurorit në Stamboll, duke shpjeguar se për shumë vite kishte punuar në institucionet arsimore të FETO-s jashtë Turqisë, dhe se dëshironte të japë deklaratë në prokurori në lidhje me të gjithë njohuritë para dhe pas ngjarjeve të tentimit të grushtit të shtetit në Turqi.

Ai tha se qysh si nxënës i shkollës së mesme ishte vendosur në një shtëpi në pronësi të organizatës nën udhëheqjen e Gylenit, i cili ndodhet në SHBA, ekstradimin e të cilit edhe zyrtarisht e ka kërkuar Turqia. Si student ai ishte vendosur në konviktin e tyre. Më pas, siç tha, pas diplomimit është punësuar në njërën nga shkollat e FETO-s.

Duke thënë se, më 16 korrik, përfundimisht “pa fytyrën e vërtetë të Xhematit (organizatës së udhëhequr nga Gyleni)”, ai tha se shkoi në konsullatën turke në Bregun e Fildishtë, ku ka punuar, dhe më pas tha se ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij rreth hetimeve.

Pas kësaj së bashku me familjen e tij u kthye në Turqi, dhe prokuroria gjeti se Adnan Hosoglu, i cili ishte përgjegjës për pjesën Senegalit, ishte anëtar i FETO-s, i cili ishte i lidhur direkt me Gylenin. Ai të tubuarve në takimet e rregullta u kishte thënë se ushtria do ti shpëtojë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë grusht shtetin.
“Si një njeri i cili me vite kam punuar brenda organizatës në Afrikë, mund të them se Fethullah Gylen personalisht urdhëroi grusht shtetin dhe se ai personalisht e drejtoi atë. Vite me radhë njerëzit e tij i kishte vendosur në radhët e forcave të armatosura, dhe më pas më 15 korrik, nisi tentimin e grusht shtetit. Nga 17 deri më 25 dhjetor të vitit të kaluar, ai u përpoq për të bërë këtë nëpërmjet anëtarëve të FETO-s në gjyqësor, dhe kur kjo nuk funksionoi atëherë aktivizoi ‘të gjelbrit’, siç i quante anëtarët e organizatës të infiltruar në radhët e ushtrisë. Nga fjalët e tyre të fundit që kam dëgjuar, Gylen edhe në mënyrë simbolike, duke veshur uniformën e gjelbër përcolli përkrahësit e tij në ushtri”, theksoi A.O.

Duke thënë se më shumë se 15 vite ka kaluar brenda kësaj organizate, kujtoi edhe kërkesën e eprorëve të organizatës të cilët patën kërkuar intensifikimin e komunikimit në mes të anëtarëve të FETO-s nëpërmjet telefonave celularë, me kërkesë për lutje më intensive për suksesin e organizatës.

A.O. pas deklaratës në Prokurori nuk u arrestua./ AA

2 COMMENTS

Comments are closed.