ipas lajmeve që zënë vend në media, për kreun e FETO-s, që dha direktivën e tentativës për grusht shteti në 15 korrik, tashmë janë duke marrë fund ditët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeterroristi është duke bërë plan arratisjeje që të mos i ekstradohet Turqisë.

Kreu i FETO-s që jeton që prej vitit 1999 në Pensilvanja bën plan për tu arratisur kurse Turqia që nxori në shesh këtë plan është vënë menjëherë në veprim.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) bëri të ditur se për të penguar arratisjen i ka kërkuar autoriteteve amerikane arrestimin urgjent të kryeterroristit.

“Anëtarët e FETO-s në disa vende janë duke kërkuar vendin e përshtatshëm. Ne kemi marrë informacione në këtë drejtim” tha Bozda.

Sipas informacioneve në media, për kreun e FETO-s është kërkuar strehim nga Brazili.

Anëtarët e FETO-s gjithashtu janë duke bërë përgatitje edhe në Kanada edhe Belgjikë.

Bëhet e ditur se ish-drejtori i policisë Ahmet Sait Yayla, që njihet si një emër i afërt me kryeterroristin, ka blerë një shtëpi fermë në Belgjikë.

Por përse këto vende?

Ndërmjet Kanadasë dhe Turqisë rrugët ligjore për ekstradim janë të mbyllura.

Ndërmjet dy vendeve nuk ka marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve.

Kurse me Brazilin dhe Belgjikën ka proces ligjor dhe ka marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve.

Por marrëveshja ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë është vetëm mbi letër.

Deri më sot Belgjika nuk i ka ekstraduar Turqisë terroristët e PKK-së dhe DHKP-C.

Edhe e pandehura e atentatit të Sabanxhësë (Sabancı), Fehriye Erdal është një shembull për këtë gjendje.

17 COMMENTS

Comments are closed.