Kompania “Yahoo” ka njoftuar se në muajin gusht të vitit 2013 ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik duke thënë se mbi 1 milion profile të saj janë komprometuar.

Numri i llogarive të sulmuara është dy herë më i madh se sa në sulmin e parë që “Yahoo” e ka konfirmuar në muajin shtator. Kompania beson që incidenti i konfirmuar mbrëmjen e 14 dhjetorit me gjasë është ndryshe nga ai “Yahoo” e konfirmoi në shtator. Yahoo thotë se sulmi mund të ketë marrë të dhëna si emrat, adresat e emaileve, numrat e telefonit, datat e lindjes, fjalëkalimet etj.. Megjithatë, të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj nuk besohet se janë prekur, njofton më tej kompania. Yahoo thotë se i ka njoftuar personat e prekur nga sulmi ndërsa ka ndërmarrë masa për sigurimin e profileve të tyre, duke kërkuar edhe prej përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/hakerat-sulmojne-mbi-nje-miliarde-llogari-ne-yahoo/ […]

Comments are closed.