Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) të hënën në mbrëmje në reagim ndaj vazhdimit të sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, deklaroi se regjimi sionist duhet të marrë parasysh pasojat e shtimit të tensioneve në Gaza.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hazem Kasemi me këtë rast kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që duke ushtruar presion ndaj regjimit sionist, të ndalë vazhdimin e krimeve të këtij regjimi kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Palestinës. Avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e hënë disa herë kanë sulmuar disa rajone në veri dhe në lindje të Rripit të Gazës. Sipas mediave palestineze, gjatë këtyre sulmeve janë plagosur dy palestinezë. Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga viti 2006 pas fitores së Hamasit në zgjedhjet parlamentare të Palestinës, përveçse ka shtuar sulmet kundër palestinezëve, rajonin e rripit të Gazës e ka vendosur nën një bllokadë të hekurt duke ndaluar hyrjen e çdo lloj artikulli. Si pasojë e kësaj bllokade popullata palestineze e këtij rajoni që nga viti 2006, po përballet me një krizë të madhe.

7 COMMENTS

Comments are closed.