Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka akuzuar Izraelin për vrasjen e inxhinierit të tyre të aviacionit në Tunizi këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammad Al-Zawari u qëllua për vdekje në qytetin juglindor të Tunizisë Sfax të enjten.

Brigada “Qassam”, krahu i armatosur i Hamasit, tha se al-Zawari ishte një nga komandantët e tyre mbikëqyrës i programit të grupit të dronëve.

“Brigada Qassam vajton dëshmorin e Palestinës, dëshmorin e Tunizisë, dëshmorin e arabëve dhe popujve muslimanë dhe dëshmorin e Brigadave Qassam, Muhammad al-Zawar”, thuhet në deklaratën e Brigadës të shtunën.

1 COMMENT

Comments are closed.