Shënohet incidenti i radhës mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në detin e kinës jugore, zonë e debatueshme, ku disa shtete aziatike kanë pretendime territoriale. Dy avionë luftarakë kinez i janë afruar në mënyrë të rrezikshme një avioni të ushtrisë amerikane, duke rrezikuar që ky i fundit të rrëzohet. Kina ka mohuar kategorikisht ngjarjen.

Dy avionë luftarakë kinez i janë afruar në mënyrë të rrezikshme një avioni të ushtrisë amerikane, duke rrezikuar që ky i fundit të rrëzohet në zonën jugore të detit të Kinës. Pentagoni ka bërë publik këtë incident, i cili ka ndodhur më 17 Maj, teksa avioni amerikan po kryente një patrullim rutinë në atë zonë. Disa shtete kanë pretendimet e tyre për këtë territor, ndërsa kohët e fundit tensionet janë arritur mes Kinës dhe Sh.B.A që kanë akuzuar njëra-tjetrën në lidhje me veprimet ushtarake që po kryen në atë hapësirë detare.

Një prej zyrtarëve amerikan deklaroi se piloti u detyrua të ulte kuotën e lartësisë në mënyrë që të shmangte përplasjen me avionët luftarak kinez. Departamenti Amerikan  i Drejtësisë njoftoi se po e shqyrtonte këtë çështje në rrugë ushtarake dhe diplomatike.  Kina ka mohuar në mënyrë kategorike këtë ngjarje, duke publikuar një deklaratë ku shkruhet se lëvizja e pilotëve ka qënë plotësisht e rregullt.

“Avioni amerikan po fluturonte pranë ishujve Hainan, dy avionët tanë thjesht e shoqëruan deri në një distancë sigurie. Nuk ka pasur asnjë lëvizje të rrezikshme nga avionët kinezë, veprimet  kanë qënë krejtësisht profesionale “– shkruhej në komunikatën e ministrisë së Jashtme kineze

Gjatë periudhës së fundit Washingtoni ka akuzuar Pekinin se po militarizon zonën e detit të jugut, që është gjtihashtu një rrugë shumë e rëndësishme e anijeve tregtare, ndërkohë që Kina ka kritikuar rritjen e ndjeshme të patrullave amerikane në territorin e lart përmendur.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/hapesira-detare-kineze-incident-ushtarak-mes-pekinit-dhe-uashingtonit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 70686 additional Information to that Topic: epavarura.com/hapesira-detare-kineze-incident-ushtarak-mes-pekinit-dhe-uashingtonit/ […]

Comments are closed.